TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Baci: Veprimet e fundit të opozitës në Shqipëri tentativë për t’i treguar “muskujt” Qeverisë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Baci: Veprimet e fundit të opozitës në Shqipëri tentativë për t’i treguar “muskujt” Qeverisë

Njohësi i çështjeve politike, Agim Baçi, e sheh në një udhëkryq opozitën në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Sipas tij, veprimet e fundit të opozitës atje janë një tentativë për tu afruar me votuesin si dhe një mënyrë për t’i treguar ‘muskujt’ qeverisë.

“Opozita ndodhet në një udhëkryq të mënyrës se si duhet të ofrojë votuesit kur na ndajnë vetëm disa muaj para zgjedhjeve të vitit 2025 dhe kushtet me të cilat po vjen në këto zgjedhje ku kryetari PD-së është në arrest shtëpiak në disa akuza është edhe non grata ka një braktisje edhe nga ndërkombëtarët zgjidhja e rrugës është një lloj agravimi që të bëjë shumicën e shqiptarëve të ndjekin rrugën e protestës dhe t’i tregojnë qeverisë ‘muskujt’ që i duhen opozitës për tu përballur”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në tëvë1.

Ashpërsimin e PD-së si brenda dhe si jashtë Kuvendit e vlerëson të gabuar, pasi sipas tij ashtu sikur vitin e shkuar do të përfundojnë prapë duke u ulur në të njëjtën tavolinë me kryeministrin Rama për të bërë marrëveshje.

“Unë mendoj se është e gabuar sidomos pas asaj që ndodhi vitin e kaluar ku opozita për një kohë të gjatë bllokoi kuvendin dhe pastaj përfundoi në tavolinë me Ramen duke bërë marrëveshje rikthimi, në këtë situatë pavarsisht burgosjes së Salinjanjit nuk e shpjegon dot se dihet përfundimi aq më tepër që Rama arriti ti ulte pas protestës së parë, atëhere si është e mundur që do të ulesh prapë me të se do të protestosh kundër tij kur e di shumë mirë që do të shkosh prapë në të njëjtën tryezë, kur thua që nuk besohet ai, si shkove para disa muajsh kur e dije që Rama nuk besohet për marrëveshje”, ka shtuar ai.

Ndërsa, i pyetur se a ka ndikuar burgosja e Salianjit në situatën aktuale politike në Shqipëri, Baci ka thënë se secila parti opozitare do ta përdorte politikisht burgosjen e një deputeti, mirëpo për mendimin e tij, opozita duhet ta pyesë veten se a është ky modeli që kërkojnë qytetarët shqiptarë për të besuar një alternativë qeverisëse.

“Çdo parti në pushtet do ta përdorte politikisht sidomos kur është në opozitë burgosjen e një deputeti por ajo që duhet theksuar këtu është fakti se opozita duhet ti bëjë një analizë vetvetes a është ky modeli që kërkojnë qytetarët shqiptarë për të besuar një alternativë qeverisëse”, ka theksuar Baci./teve1.info/

Tags: Agim BaçiPDQeveria RamaShqiperi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën