TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Babë e bijë në shërbim te Kosovës / Vajza siguroj medalje në Izrael, babai kryen detyrën në veriun e tensionuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Babë e bijë në shërbim te Kosovës / Vajza siguroj medalje në Izrael, babai kryen detyrën në veriun e tensionuar

Xhudistja, Laura Fazliu është duke ia zbardhur “ftyrën” Kosovës në arenën ndërkombëtare, derisa të mërkurën u kurorëzua me medalje të argjendtë në Mastersin e xhudos në Jerusalem.

Megjithatë nga familja Fazliu, Laura nuk është e vetme që po i shërben atdheut, edhe babai i saj Musli Fazliu është duke e bërë krenar vendin e tij. Musliu po e kryen me sukses detyrën e tij si polic, derisa po ruan rendin dhe qetësinë në veri te Kosovës, teksa situata është e brishtë por edhe jostabile nga grupet kriminale serbe.

22-vjeçarja është krenare me babanë e saj, por krenar me të bijën është edhe vetë Muslia, i cili me shokë po qëndrojnë në pjesën e veriut te Kosovës që afro dy javë. Babain e kishte në detyrë, por gjatë asaj kohe Laura ishte duke luftuar dhe po festonte medaljen e saj në Jerusalem.

“Babi është në veri për rreth 12-13 ditë. Ndihem krenare për të. Ai po e bën punën e vetë, si çdo polic tjetër”, thotë Fazliu për “Gazetën Express”.

Nënkampionia e Evropës përveç që siguroi medaljen e argjendtë ajo mori me veti edhe 1200 pikë olimpike, që i siguron pjesëmarrje në Olimpiadën e Parisit 2024. Fazliu është ndierë e lumtur për medaljen, por që synimi i saj është Olimpiada Paris 2024.

“Jam shumë e lumtur për këtë medalje. Është hera ime e parë që marr pjesë në Masters. Me këtë medalje e kam parë që jam në rrugën e duhur drejt Olimpiadës. Normal, qëllimi kryesor është Olimpiada, synimet i kam aty”, shton ajo.

E lëvdata për Fazliun kishte edhe trajneri Driton Kuka: “Laura Fazliu ishte e mrekullueshme sot, pothuajse e çmendur. Mposhti kolore botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës është i sigurt, s’ka më dilema aspak. Ajo i mori 1260 pikë olimpike”, ka shkruar trajneri më i mirë në botë në rrjetin social “Facebook”.

Laura Fazliu e cila është nënkampione e Evropës synon ta ndjek rrugën e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Manchesteri mbetet pa mbrojtësin Dorgu

Manchesteri mbetet pa mbrojtësin Dorgu

Emërllahu e Krasniqi pozojnë me Usykun

Emërllahu e Krasniqi pozojnë me Usykun

Amir Rrahmani nënshkruan kontratë me të ardhura rekorde me Napolin

Rrahmani kthehet kundër Fiorentinas

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Adis Beqiragiq gjobitet dhe suspendohet

Osmani në ditën e Holokaustit: Ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar kurrë

Osmani në ditën e Holokaustit: Ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar kurrë

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Kryeministri i Hungarisë akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhje dhe thërret ambasadorin

Kryeministri i Hungarisë akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhje dhe thërret ambasadorin

BE-ja ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet pa përfitime

BE-ja ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet pa përfitime

Spanja do t’u japë status ligjor mijëra emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vend pa autorizim

Spanja do t’u japë status ligjor mijëra emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vend pa autorizim

Emisioni “Ditari” 27.01.2026

Emisioni “Ditari” 27.01.2026

A janë partitë politike të gatshme të ratifikojnë aderimin e Kosovës në Bordin e Paqes?

A janë partitë politike të gatshme të ratifikojnë aderimin e Kosovës në Bordin e Paqes?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën