TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Babaj i Bokës “fshati” ushtarak

Gjysma e fshatit Babaj Bokës në komunën e Gjakovës është kthyer në zonë ushtarake. Banorët thonë se jo zyrtarisht kamnë thënë që i tërë fshati do të merret nga Forca e Sigurisë së Kosovës për ushtrime. Kryetari i fshatit nuk ka pranuar diçka zyrtare por thotë se janë të gatshëm të japin edhe shtëpitë për ushtrinë. Por, nga Minsitria e Mbrojtjes thonë që të gjitha zonat kadastrale në interes të FSK-së janë shpronësuar.

by Fetije Kamberi
8 muaj ago
2 0
A A

Tabela me mbishkrimin “Ndalohet hyrja, zonë ushtarake”, është e vendosur në njërën prej rrugëve të fshatit Babaj i Bokës në Gjakovë.
E si kjo, ka edhe të tjera përreth.

Kjo pasi një pjesë e këtij fshati është kthyer në zonë ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës pas shpronësimit që është bërë për arsye të interesit nacional strategjik.

Kryetari i këtij fshati, Ramë Tali thotë që kohën e fundit ka dëgjuar se i gjithë fshati mund të shpronësohet për nevoja të FSK-së.
Për këtë thotë që nuk ka pranuar diçka zyrtarisht.

Mirëpo Tali thotë se nëse është i nevojshëm shpronësimi i tërë fshatit nuk e kundërshtojnë aspak.

Megjithatë nga Ministria e Mbrojtjes thonë se tashmë zonat kadastrale në interes të këtij institucioni janë shpronësuar.

“Sa i përket çështjes së shpronësimit është pyetje që duhet drejtuar MPHI, megjithatë ju informoj se me vendim të MM të gjitha zonat kadastrale në interes të FSK-së janë shpronësuar”, ka thënë zëdhënësja Liridona Gashi.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Ministria e Infrastrukturës, por ky institucion deri në momentin e publikimit të kronikës nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë aktualisht në poligonin ushtarak të Babaj i Bokës po kryhen ushtrimet në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Defender Europe 25”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

E shtuna me vranësira dhe reshje shiu

E shtuna me vranësira dhe reshje shiu

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

​Si filloi Shën Valentini dhe si festohet në botë

​Si filloi Shën Valentini dhe si festohet në botë

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

E shtuna me vranësira dhe reshje shiu

E shtuna me vranësira dhe reshje shiu

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën