TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Babai rrëfen momentet e fundit me të birin e vendosmërinë e tij për të rënë për liri në Kaçanik

Familjarët e shumtë ia mësyn varrezave të dëshmorëve në Kaçanik për ti kujtuar më të dashurit e tyre që ranë për liri. E nën emocione baballarët rrëfejnë për të bijtë që ranë dëshmorë e që njëkohësisht janë shumë krenar me ta.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
1
A A
Babai rrëfen momentet e fundit me të birin e vendosmërinë e tij për të rënë për liri në Kaçanik

Në këmbë nuk mund të qëndroj.

Por pjesëmarrjen në homazhet për të birin që i ra dëshmor në Lagjen e re të Kaçanikut e pati të domosdoshme Azem Krivenjeva.

90 vjeçarit i zbutet dhimbja kur sheh gjithë këta njerëz që po nderojnë sakrificën e birit të tij më shokë për lirinë e Republikës.

“Ai me shokë ka shkuar për këtë ditë me u liruar ky popull se këtu s’ka pas njeri të gjallë unë kam qëndruar këtu deri sa ka përfunduar lufta e këtu s’ke pa njeri të gjallë. Ata kanë ra dëshmor për këtë tokë, sot u mbush këtu sikur bari me fëmije, burra e gra”, ka deklaruar babai i dëshmorit.

Krivenjeva rrëfen për momentet e fundit me të birin  që ra në altarin e lirisë, Raifin.

“E mbaj mend kur e kem përcjell familjen për Shkup, i kam thanë hajde se ki djalë e cikë, djalin e ka pas shumë sëmurë një vit ka qenë. Thash hajde se jem tu e përcjell familjen për Shkup, jo tha unë nuk vij, i thash hajde se djali sëmur vdes ne rrugë tha le të vdes skam çka bëjë”.

E të freskëta baca Azemi i ka edhe ato ditët e luftës kur hanin ushqim së bashku.

Sa janë kanë këtu unë drekë kam ngrënë me të çdo ditë edhe dalsha në katun atje lartë.

33 vjeçarin, babi i tij Azemi e kishte të dalluar.

“U kanë alltën se i kam pas edhe 4 të tjerë, ky u kanë më i vogli,  por u kane i dëgjueshëm shumë edhe punëtorë u kanë shumë”, tha ai.

Të birin duke e mbrojtur atdheun e humbi edhe Haxhi Daut Shehu.

“Unë bashkë me to jam kane kur ka ra dëshmor në atë vend para 26 vjet aty jam kanë edhe unë. Na kanë rrethaku në katër anët, e s’kemi pas rrugë dalje me shpëtuar. Mua më ka dhënë së pari plumbat, e ec, ec,ec, nëpër plumba tjerët i vranë krejt”.

Edhe vet Haxhi Dauti, ka kontribuar në lirinë e vendit bashkë më të birin Avdurrahimin,  39 vjeçar në atë kohë si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë e djali e kemi pas logjistiken i kemi furnizuar ushtarët me bukë e armë, në Radushë jam kanë, në Bllacë jam kanë kemi bajt armë e i kemi furnizuar, shtëpia jem u kanë plot me armë”, ka deklaruar ai.

Në mesin e 32 dëshmorëve të Kaçanikut është edhe  Kjani Bela.

E nën emocione vëllai i dëshmorit Jakupi, tregon se është krenar për vëllanë dëshmorë.

“Kur jam pa me vëllain u kanë kur kemi pas me ec për Shkup më nuk e kam pa. Jam  shumë krenar e kam pas vëlla për shpirti u kanë djalë shumë i mirë”.

Në frontin e lirisë në Kaçanik ranë 28 dëshmorë e 32 martirë më 9 prill të vitit 1999.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Sekuestrohen armë në Malishevë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar

Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

Borussia triumfon ndaj Villarrealit

Borussia triumfon ndaj Villarrealit

Triumf i madh i Betisit kundër Lillet

Triumf i madh i Betisit kundër Lillet

Emisioni “Info Nata” 08.09.2026

Emisioni “Info Nata” 08.09.2026

Haaland ia siguron fitoren Cityt

Haaland ia siguron fitoren Cityt

Reali mposht Interin në Madrid

Reali mposht Interin në Madrid

Real Madrid e fiton kryendeshjen e “Championsit” ndaj Interit

Real Madrid e fiton kryendeshjen e “Championsit” ndaj Interit

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për sportistë dhe trajnerë

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për sportistë dhe trajnerë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën