Një rast i dhunës në familje ka ndodhur paraditen e djeshme në Shtërpcë.
Policia bën të ditur se ka arrestuar një të dyshuar i cili pas një mosmarrëveshjeje në rrjete sociale, ka kanosur verbalist djalin e tij.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim. /Teve1.info/