TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Babai i pengut izraelit akuzon Netanyahun se po braktisë pengjet për pushtet politik

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Babai i pengut izraelit akuzon Netanyahun se po braktisë pengjet për pushtet politik

Foto: AP

Babai i një ushtari izraelit që po mbahet peng në Gaza ka akuzuar kryeministrin, Benjamin Netanyahu të dielën se kishte braktisur pengjet në favor të zgjatjes së luftës në Gaza për interesat e tij politike.

“Në gjithë botën, të gjithë thonë se një armëpushim dhe kthimi i pengjeve duhet të jetë prioriteti kryesor. Megjithatë ne shohim një kryeministër që po braktis ushtarët dhe po dërgon më shumë në betejë”, tha Hagai Angrest, babai i ushtarit Matan, për të përditshëm Maariv.

“Na u tha se kjo luftë nuk do të përfundonte pa ta. Por tani duket se Netanyahu po zgjedh mbijetesën e tij politike mbi jetën e atyre që janë në robëri,” tha ai.

Të shtunën mbrëma, Netanyahu pohoi në një fjalim televiziv se nuk ka “zgjidhje” përveç vazhdimit të luftës në Gaza, duke pohuar se një marrëveshje armëpushimi me Hamasin “do të minonte përfitimet e luftës”.

Të enjten, udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Khalil Al-Hayya theksoi se grupi i tij është i gatshëm të angazhohet në negociata gjithëpërfshirëse që do të siguronin lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të një armëpushimi të plotë, tërheqjes izraelite nga Gaza, përpjekjeve për rindërtim dhe heqjes së rrethimit.

Një zëdhënës i kryeministrit izraelit tha të shtunën se marrja e të gjithë robërve izraelitë në një marrëveshje është “e pamundur”, ka raportuar Anadoly.

Vlerësimet izraelite sugjerojnë se 59 robër mbeten në Gaza, me 24 që besohet se janë gjallë. Në të kundërt, mbi 9,500 palestinezë mbeten të burgosur në Izrael në kushte të vështira, duke përfshirë raportet e torturës, urisë dhe neglizhencës mjekësore, sipas organizatave të të drejtave palestineze dhe izraelite.

Më shumë se 51,200 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Takimi trepalësh: Xi bën thirrje për shkatërrimin e plotë të armëve bërthamore

Takimi trepalësh: Xi bën thirrje për shkatërrimin e plotë të armëve bërthamore

Nis takimi historik trepalësh mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë

Nis takimi historik trepalësh mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë

Presidenti kinez e krahason marrëdhënien Kinë-SHBA me transformimin e Shenzhenit

Presidenti kinez e krahason marrëdhënien Kinë-SHBA me transformimin e Shenzhenit

SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e bashkëpunimit ushtarak

SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e bashkëpunimit ushtarak

Hamza pas takimit me Kurtin nuk flet për diskutimet, komenton vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Hamza pas takimit me Kurtin nuk flet për diskutimet, komenton vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Vrasja në Suharekë, Policia jep detaje: Konfiskohen arma, 71 fishekë dhe gëzhoja

Takimi trepalësh: Xi bën thirrje për shkatërrimin e plotë të armëve bërthamore

Takimi trepalësh: Xi bën thirrje për shkatërrimin e plotë të armëve bërthamore

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Dy persona gjobiten me nga 500 euro për djegien e hamulloreve në Klinë

Arrestohet një person në Vërmicë pasi hyri ilegalisht në Kosovë

PDK-ja në takim me Kurtin, pak minuta para nisjes së seancës

PDK-ja në takim me Kurtin, pak minuta para nisjes së seancës

Trabzoni nderon Mohamed Salahun, një rrugë merr emrin e yllit egjiptian të futbollit

Trabzoni nderon Mohamed Salahun, një rrugë merr emrin e yllit egjiptian të futbollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën