TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Azemi: Qeveria po i trajton punëtorët e sektorit privat si skllevër

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Azemi: Qeveria po i trajton punëtorët e sektorit privat si skllevër

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se Qeveria e Kosovës po i trajton punëtorët e sektorit privat si skllevër.

Azemi, ka thënë se është krijuar një bindje që Inspektorati i Punës, me pronarë të kompanive dhe me pushtetin, janë një trekëndësh të lidhur mes veti, ku e gjithë barrën po e paguajnë punëtorët e sektorit privat.

“Këtë e kemi thënë dhe po dhurojmë argumente të mjaftueshme, ne kemi punëtorë që paguhet me 170 euro, dhe këto me këtë shumë iu hiqen edhe kontributet që kanë, ku shpeshherë bien në 155 euro. Pse themi skllevër, sepse ne kemi Inspektoratin e Punës, i cili e mbikëqyrë këtë natyrë të punës dhe në momentin që ata nuk reflektojnë, ne jemi të vetëdijshëm që më 20-30 inspektorë nuk kryhet e gjithë natyra e punës në këtë vazhdë që ne po e kërkojmë, por mos të kemi sinjale të vogla pozitive. Ne kemi krijuar një bindje, edhe në të kaluarën edhe tashmë, që Inspektorati i Punës me pronarë të kompanive dhe me pushtetin janë një trekëndësh të lidhur mes veti dhe gjithë këtë barrë po e paguajmë ne”, tha Azemi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas Azemit, në kuadër të sektorit privat, hallkat e shtetit nuk janë duke funksionuar.

“Kemi raste para katër viteve, që kemi kërkuar një raport zyrtar për një punëtor të larguar në një kompani në Pejë, dhe sot pas katër viteve, përkundër insistimit edhe tonit edhe të vetë punëtorit që është larguar, për katër vite ende nuk kemi një raport zyrtar të Inspektoratit me vlerësua. Ne nuk duam të hymë aty se kush ka pasur të drejt. Inspektorati është i obliguar që ta paraqet një raport zyrtar, me thënë që punëtori ose ka të drejt ose nuk ka, dhe vetë ky fakt kur edhe sot po vazhdon, të bën me dije që nuk po funksionojnë hallkat e shtetit”, tha ai.

Azemi, ka thënë se personat që janë të punësuar duhet stimuluar, përndryshe punojnë në vende të tjera që me të njëjtën punë paguhen më shtrenjtë.

“Ne e dimë që ka buxhet, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që po thuhet se kemi mbi 700 e 60 milionë në buxhetin e Kosovës, dhe duhet së paku me një pagë minimale këta punëtorë duhet të stimuluar, përndryshe po ka vende tjera që po iu ofrojnë për të njëjtën punë edhe 400 euro”, shtoi ai. /teve1.info/

Tags: Jusuf Azemipaga minimalePunetoret e sektorit privat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën