TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Azemi i LVV-së tregon dyshimet për keqpërdorimet e NPB-së, përmend rrënimin e azbestit

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Azemi i LVV-së tregon dyshimet për keqpërdorimet e NPB-së, përmend rrënimin e azbestit

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, Azemi ka akuzuar drejtuesit e NPB-së se “kanë gënjyer në përgjigje zyrtare” dhe refuzuar qasjen në dokumente publike.

“Gjithë kjo lidhje pra kur NPB gënjejnë në përgjigje zyrtare, kur Ndërmarrja më shumë ditë ka për aplikim për një pronë me qira sesa për pronën që jep për ndërtim që është projekti më gjigand jo në historinë e Ndërmarrjes por në krejt ndërmarrjet sepse vlera është minimale 120 milionë euro e kur kjo bëhet me kaq për ngut me procedura të fshehta kur nuk na japin qasje në dokumente zyrtare normalisht që ka shumë hapësirë për dyshime”, tha ai.

Po ashtu, ai thotë se një shkelje tjetër që është bërë nga kjo Ndërmarrje është rrënimi i azbestit pa asnjë kriter – material i cili shton se është kancerogjen.

“Gjithashtu për me e vendos kapakun mbi krejt këtë çështje ka qenë vendimi për rrënimin e azbestit pa asnjë kriter. Është material kancerogjen dhe i rrezikshëm për shëndetin edhe pse i kemi paralajmëruar që mund të ndodhë një veprim i tillë edhe pse e kanë ditë se është shkelje ligjore vetëm me tendencën se ta kryjnë sa më shpejt dhe tinëzisht këtë projekt duke shfrytëzu fushatën zgjedhore lokale në një ditë vikendi në mëngjes kanë fillu rrënimin e azbestit ilegalisht kanë marrë leje ndërtimore pa e njoftu Komunën se do të rrënohet”, shtoi ai.

Ish-asamblisti thotë se pas insistimit të tyre janë ndalur punimet e këtij projekti për shkak se ishte afër shkollës dhe se mostrat e dërguara kanë rezultuar se materiali është kancerogjen.

“Ky azbest që është rrënu në lagjen Lakrishtë, 10 metra larg Gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ pasi kemi marrë raportimet kemi shku në vendngjarje kemi kontaktuar Policinë, Inspektoriatin, kanë ndërhy fatmirësisht Inspektoriati dhe mostrat e këtij janë dërgu në një laborator gjerman dhe ka dalë se ky material është i shkallës së tretë të rrezikshmërisë. Pra ka qenë në pikëpyetje dhe rrezik shëndeti publik aty përreth përveç mësimi është ndalu për 4 ditë qindra mijëra familje jetojnë në Lakrishte pra interesi kaq i ngushtë i madh që ky projekt të ndodhë i ka detyru t’i mbyllin sytë ta rrezikojnë shëndetin publik dhe lëre më pronën publike”, shtoi ai.

Tutje, ai thotë se me heshtjen e tyre pjesë e shkeljeve po bëhen edhe ish-kryeshefi i NPB –së, ish-aksionarët por edhe aksionarët dhe pushteti aktual.

“Ish-kryeshefi, ish-aksionarët e mbase me heshtjen e tyre po bëhen pjesë e këtij projekti edhe aksionarët aktualë edhe pushteti akutual komunal sepse nuk duhet të kalojë në heshtje edhe unë sa kam qenë asamblist për një vit të tërë kam tentu ta fus në rend dite ta diskutojmë në Kuvend sepse kanë ndodhë të gjitha këto sikur mos të ishin të faktuara vetëm po ti thotë një asamblist mbase do të duhej të futeshin lëre më që kanë ndodhur”, theksoi ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

BE reagon ndaj mbylljes së zyrave të strukturave paralele serbe në Veri: Veprim i pakoordinuar

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

AC Milan luan pa Leaon kundër Bolognas

AC Milan luan pa Leaon kundër Bolognas

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

BE reagon ndaj mbylljes së zyrave të strukturave paralele serbe në Veri: Veprim i pakoordinuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën