TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Axha i Ilaz Kodrës tregon ku është realizuar fotografia ikonike e themeluesve të UÇK-së

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Axha i Ilaz Kodrës tregon ku është realizuar fotografia ikonike e themeluesve të UÇK-së

Rexhep Kodra, axha i komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodrës në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka folur për ushtrimet e themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fillim të viteve të 90-ta.

Ai ka treguar se fotografia e famshme e themeluesve të UÇK-së është realizuar në kohën kur ata po bënin stërvitje gjatë vitit 1993.

“( Në foto janë:) Komandant Adem Jashari, Hamëz Jashari, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Nura dhe Ilaz Kodra mbi supet e bashkëluftëtarëve. Kjo fotografi mundet me qenë e vitit ’93, kur u stërvitshin afër neve janë disa male dilnin dhe u stërvitshin, gjuanin sheja dhe në fund u mbledhshin dhe bënin fotografi. Këta bënin fotografi mes veti, sigurisht Jakup Nura i ka bërë këto”, tregoi ai.

I pyetur se a kanë pasur telashe ndonjëherë nga policia serbe në këto stërvitje ai ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë.

“Jo, sepse u kanë zonë e lirë, ky (Ilazi) për një periudhë ka qenë në Gjermani, po tani u shfaq edhe zonë e lirë në Drenicë. Edhe pse kanë qenë afër stacionit janë dëgjuar krismat e tona ato, këta sigurisht nuk ju ka marrë mendja me ardh më andej”.

Në fotografinë e dytë, ai thotë se është Fadil Kodra, Sahit Jashari, Ilazi, Ademi, Sami Lushtaku dhe të tjerë.

Kodra thotë se Ilazi ka qenë i pandashëm me komandant Adem Jasharin.

“Me Ademin kanë qenë të pandashëm çdo herë natën e ditën, janë nda veç kur kanë shkuar në shtëpinë e vetë. Shtëpia te na ka qenë edhe bazë e ushtrisë, edhe te Ademi edhe te Ilazi”, tha Rexhep Kodra.

Fotografia e tretë është sërish nga stërvitjet që ish-pjesëtarët e UÇK-së i kanë bërë në zonën e Drenicës.

“Edhe kjo është aty, te stërvitjet. Në të majtë është Musë Jashari vëllai i Sahitit, Ademi, Jakup Nura, Sami Lushtaku, Ilazi dhe Hamza”, tha ai.

Për fotografinë e katërt, Kodra ka rrëfyer se si kanë kaluar prej zonës së Drenicës, në fshatin Duboc të Vushtrrisë, nën forcat paralimitare serbe.

“Kjo foto është në Prelloc, një fshat afër Çyçavicës ma larg prej neve pak. Kemi shkuar andej dhe kemi kaluar prej anës së Dubocit  prej Vushtrrisë vijnë për Duboc edhe i shohim dy autoblinda edhe na ishim ma poshtë, rruga ish pak më lart, Ilazi na tha po vijnë e nëse hynë në fshat mos i gjuani, e nëse bëjnë ndonjë problem tha atëherë ne i kundërvihemi, nëse jo unë ju tregoj, por pa thënë unë nuk bën askush me gjuajt, edhe aty kaluan nuk benën ndonjë problem s’pati telash. Jam edhe unë në foto i dyti prej anës së djathtë”.

Fotografia e pestë shfaqë Ilaz Kodrën, ku ka dhënë një intervistë për një gazetë të asaj kohe me titullin “Ideologji e çdo shqiptari duhet të jetë çështja kombëtare, ndërsa parti – kombi”.

Për këtë intervistë të Ilazit, Kodra ka thënë se është realizuar në kullën e shtëpisë së tyre, ku edhe sot e asaj dite është duke e ruajtur aty.

“Këtë gazetë e kanë marrë në diasporë është ruajtur, ndërsa pas luftës ma ka kthyer një djalë i axhës që ka punuar atje, e ka marrë e ka lexuar, e ka ruajtur dhe ma ka kthyer, edhe sot e kam brenda në xham në kullë. Kjo intervistë është dhënë në kullë te na dhe e ruajmë aty”, tha Kodra.

Fotografia e gjashtë është shkrepur në kohën kur është bërë varrimi, ku Kodra thotë se në atë ditë janë varrosur të gjithë pjesëtarët e ushtrisë që ishin vrarë.

“Kjo është kur është bërë varrimi, aty janë varrosur në mënyrë solemne të gjithë ata që janë kanë ushtarë të vrarë, e kanë bërë një kompleks në Polac dhe janë varrosur aty krejt”, tha ai.

Tutje, në fotografinë e fundit shihet arkivoli i Ilaz Kodrës, ku pranë tij qëndron nëna.

“Kjo fotografi është kur ka ardhur kufoma dhe është bërë varrimi, është nëna e Ilaz Kodrës aty”, thotë ai.

Në fotografinë e fundit shfaqet betimi i parë i UÇK-së me komandant Ilaz Kodrën, në Brigadën 114.

“Rreshtimi i parë i ushtarëve, kur ofensiva e shtatorit vritet Fehmi Lladrovci. Brigada e ka marrë emrin e Fehmiut 114, se komandanti i parë që është vrarë e ka marrë tani emrin e Fehmisë, tha Rexhep Kodra.

Për fund Kodra thotë se është krenari që në familje kanë një nip si Ilaz Kodra.

“Është krenari, kur e shohim se një nip e kemi aq të fuqishëm, jemi të lavdëruar për këtë pjesë”. /teve1.info/

Tags: ilaz kodraRexhep KodraUshtria Çlirimtare e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

29-vjetori i rënies së heronjve, Krasniqi: Ata ranë që Kosova të mos ndalet në rrugën e lirisë

29-vjetori i rënies së heronjve, Krasniqi: Ata ranë që Kosova të mos ndalet në rrugën e lirisë

Abdixhiku nis fjalimin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

Abdixhiku nis fjalimin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli kritikon KQZ-në për mosnjohjen e rezultatit të Listës Serbe: Arbitraritet institucional

Nis Kuvendi i LDK-së, cili do të jetë fati politik i Lumir Abdixhikut?

Nis Kuvendi i LDK-së, cili do të jetë fati politik i Lumir Abdixhikut?

Myrtezaj: Delegatët vendosin rrjedhën e punimeve të Kuvendit të LDK-së

Myrtezaj: Delegatët vendosin rrjedhën e punimeve të Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku: Kuvendi do të përcaktojë të ardhmen e LDK-së, do të dalim më të unifikuar dhe më të fortë

Abdixhiku: Kuvendi do të përcaktojë të ardhmen e LDK-së, do të dalim më të unifikuar dhe më të fortë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën