TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AVONET thotë se Komuna e Ferizajt lëshoi qindra leje ndërtimore kundërligjshëm, përgjigjet kjo e fundit

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
6 0
A A

Qindra leje ndërtimore të ndërtimit të lartë nga viti 2017 e deri më tash, dyshohet se janë lëshuar në kundërshtim me ligjin në Komunën e Ferizajit.

Kështu thonë nga organizata joqeveritare AVONET, duke theksuar se këtë e vërteton edhe vendimi i Gjykatave të Kosovës për anulimin e pëlqimit të Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

“Këto shkelje ligjore të konstatuara nga gjykatat që trajtuan këtë çështje, nuk janë shkelje ligjore thjeshtë të natyrës administrative, por ato janë shkelje ligjore të përcjellura me falsifikim dhe dorëzim të dokumenteve me përmbajtje të rreme në MMPHI, nga zyrtarët e Komunës së Ferizajt, shkelje të cilat janë shkelje të natyrës juridiko-penale, të sanksionueshme nga dispozitat materiale penale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Shefki Berisha.

Sipas tij, Komuna ka qenë e njoftuar për këto shkelje por që këto veprime janë bërë me dashje dhe në dijeni të plotë nga zyrtarët komunalë.

“AVONET ka informacione se për këto veprime dhe shkelje të rënda ligjore disa persona përgjegjës të Komunës së Ferizajt, po ndjeken penalisht nga organet e ndjekjes penale, ku disave tashmë ju janë konfirmuar aktakuzat, kurse ndaj disa të tjerëve po zhvillohet procedurë penale hetimore. Konkretisht, personave të cilëve ju është konfirmuar aktakuza po akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku procesi penal po zhvillohet pranë gjykatës kompetente, ndërsa personat tjerë zyrtarë po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si rezultat i lëshimit të disa lejeve ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme”, tha ai.

E nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu që ka qenë drejtor i Urbanizmit në periudhën e cekur, i mohon të gjitha shkeljet që mund të jenë bërë.

“Nuk mundet tash një vendim i Gjykatës pas 7 vitesh në mënyrë retroaktive me shqyrtu secilën leje të ndërtimit, leje të cilat kanë qenë të bazuara në një vendim të Kuvendit dhe ky vendim i Kuvendit nuk është i anulum. Anulimi përmes Gjykatës i një dokumenti para miratimit të PZHK-së, kjo nuk nënkupton anulimin e PZHK-së sepse ka prodhuar efekte juridike”, tha Aliu.

Madje, ai tregon se asnjë zyrtar komunal nuk është duke u hetuar mbi pretendime të tilla për keqpërdorim.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të shqetësohen për shkak se as lejet por as banesat e tyre nuk do të mirren pasi që janë ligjërisht në rregull.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Parashikimi i motit për sot

E diela e vranët, me reshje shiu dhe bore në zonat malore

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën