TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“AVONET” akuzon Alban Hysenin se ka hapur tender në kundërshtim me ligjet e Kosovës

nga tëvë1
15 Prill, 2022
0
A A
Hyseni: Gjilani ka 25 milionë euro borxhe e 29 milionë buxhet

Sipas AVONET, ky tender jep mundësinë për keq menaxhim të parasë publike përmes mekanizmit të prokurimit nga Autoriteti Kontraktues, në këtë rast të Komunës së Gjilanit dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve të Komunës së Gjilanit, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Deklaratë për media

Komuna e Gjilanit ka shpallur tender në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës për pozita si zyrtar për pranimin e palëve, zyrtar për Medvegjë dhe Bujanovc, Arkiv, zyrtarë ligjor, financiar, administratë etj
Gjilan, 15 prill 2022; Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë ndaj keqqeverisjes që përmes saj jep mundësinë për keq menaxhim të parasë publike përmes mekanizmit të prokurimit nga Autoriteti Kontraktues, në këtë rast të Komunës së Gjilanit dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve të Komunës së Gjilanit, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

Komuna e Gjilanit ka proceduar me aktivitet të prokurimit me titull: “Shërbime Konsulente Individuale për nevoja të Komunës së Gjilanit”, me numër të prokurimit: 651-22-2711-2-1-1, e cili është në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës.

Gjatë analizës së dosjes së tenderit të aktivitetit të prokurimit nuk është gjetur se dosja e tenderit përmban termat e referencës dhe fushës specifike që kjo thirrje e tenderit është në aspektin e fushës specifike që nuk është e përfshirë në katalog të vendeve të punës në kuadër të shërbimit civil sipas Ligjit për Zyrtarët Publik me nr 06/L-114 në komunën dhe organet tjera vartëse të saj, paga e të cilëve do të paguhet përmes operatorit ekonomik dhe jo direkt nga komuna, kjo për AVONET-in është shkelje flagrante dhe është në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës.

Bazuar edhe në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP-së) të datës 02.02.2021 e cila ka njoftuar Autoritet Kontraktues se këto veprime janë në kundërshtim me nenin 3 të Rregullave për Prokurim të Shërbimeve të veçanta i cili thotë:

Neni 3.1: Këto rregulla aplikohen vetëm për prokurimin e Shërbimeve të veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publik nr. 06/L-114. Shërbimet e veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit janë shërbime profesionale për të cilat Autoriteti Kontraktues ka nevojë por që nuki plotëson kërkesat me staf që e ka.

Neni 3.2: Konsulenti/Kontraktori individual është një specialist në një fushë specifike, i angazhuar nga Autoriteti Kontraktues në rolin e një këshilluesi.

Në dosjen e tenderit të aktivitetit të prokurimit janë paraparë 44 LOTO me 44 pozita të ndryshme të punës dhe shumica e tyre janë të atyre si psh: Përgjegjesh për arkiv të Librar, Konsulent/Individual- Zyrtar Ligjor, Konsulent/Individual – Zyrtar për Pranimin e Palëve, Konsulent/Individual një fotograf, Konsulent/Individual – Zyrtar Administrative, Konsulent/Individual – Zyrtar për Medvegjë dhe Bujanovc, Konsulent/Individual – Zyrtar Financiar, Konsulent/Individua – Zyrtar për asistencë sociale dhe për këtë pozitë kërkohet diploma universitare, fakulteti ekonomik, juridik.

Ky veprim sipas AVONET-it konsiderohet i kundërligjshëm sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, respektivisht, pozitat e tilla në komunë bëhen përmes ligjit për shërbyes civil dhe atij për zyrtarë publik dhe kjo për AVONET konsiderohet si keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, keqmenaxhim i parasë publike.

Kërkojmë nga autoritetet tjera të Republikës së Kosovës të cilat kanë mandatë për mbikëqyrjen e prokurimit publikë, shpenzimit të parasë publike të veprojnë dhe të ndërmarrin veprimet e tyre.

AVONET, konsideron se keqmenaxhimi i parasë publike dhe veprimet e tilla janë të sanksionuara me ligjin PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË dhe LIGJIN PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL dhe Rregulloret e Thesari 01 dhe 02 të Republikës së Kosovës, poashtu edhe me KODIN PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, poashtu ky veprim është i sanksionuar edhe në KAPITULLIN XXXIII KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRAT PENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE me Neni 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

AVONET kërkon nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetime ndaj autorëve të këtyre shkeljeve dhe përgjegjëse, në këtë rast të zyrtarëve të Komunës së Gjilanit.

Poashtu i kërkojmë kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Hyseni që si Zyrtar Kryesor Administrative (ZKA), i cili si pas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale është përgjegjës për sundim të ligjit, menaxhim efikas dhe efektiv të parasë publike, që të ruaj, mbroj dhe parandaloj çfarëdo veprimi që është në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe ta pezulloj këtë aktivitet të tenderit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

11 vjet nga vendosja e “Parkut të Paqes”

11 vjet nga vendosja e “Parkut të Paqes”

E mërkura me diell dhe vranësira

E mërkura me diell dhe vranësira

Haziri: LDK-ja s’ka problem me Haxhiun, por me procesin

Haziri: LDK-ja s’ka problem me Haxhiun, por me procesin

Haziri për deklaratën e Trumpit: E befasoi qeverinë në detyrë, Kosovën e edhe Evropën

Haziri për deklaratën e Trumpit: E befasoi qeverinë në detyrë, Kosovën e edhe Evropën

Rregullat për një mëngjes të shëndetshëm

Rregullat për një mëngjes të shëndetshëm

11 vjet nga vendosja e “Parkut të Paqes”

11 vjet nga vendosja e “Parkut të Paqes”

E mërkura me diell dhe vranësira

E mërkura me diell dhe vranësira

Haziri: LDK-ja s’ka problem me Haxhiun, por me procesin

Haziri: LDK-ja s’ka problem me Haxhiun, por me procesin

Haziri për deklaratën e Trumpit: E befasoi qeverinë në detyrë, Kosovën e edhe Evropën

Haziri për deklaratën e Trumpit: E befasoi qeverinë në detyrë, Kosovën e edhe Evropën

Tre të plagosur në një përleshje me thika në Shkup, mes tyre një 14-vjeçar

Tre të plagosur në një përleshje me thika në Shkup, mes tyre një 14-vjeçar

Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve

Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X