TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati: Vendimi ndaj Pal Lekaj u mor nga presioni publik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Avokati: Vendimi ndaj Pal Lekaj u mor nga presioni publik

Avokati, Musa Damati, tha se Gjykata e shkallës së parë, ka qenë e ndikuar nga presioni publik, sa i përket dënimit të ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, me tre vjet e tetë muaj burgim, për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Madje, Damati tha se ky vendim i tillë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, do të pësoj ndryshim në fazën finale.

Me ç’rast, avokati pretendoi se Gjykata s’ka pasur guxim të besoj në faktet shfajësuese, që mbrojtja e palëve u ka paraqitur atyre.

“Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, s’është vendim i plotfuqishëm, është vendim vetëm i shkallës së parë, i cili pasi që të pranohet në formën e shkruar nga ana e mbrojtjes, ky vendim do të apelohet për në gjykatën e shkallës së dytë dhe patjetër ky vendim do të pësoj ndryshim në fazën finale. Pra, në Gjykatën e Apelit – Departamenti Special. Ne si mbrojtje do t’i potencojmë faktet dhe argumentet tona, të cilat janë të panumërta në këtë çështje penale. Mirëpo, Gjykata e shkallës së parë, si duket e ndikuar nga presioni publik, trysnia e publikut me këtë çështje, s’ka pasur guxim që të vendosë duke u falur besim fakteve shfajësuese”, deklaroi Damati në emisionin “Infonata”.

Ndërkaq, i pyetur pse e konsideron të padrejtë vendimin e Gjykatës Themelore, Damati vlerësoi që ky vendim konsiston në shumë shkelje procedurale.

Teksa më tej, avokati tha se ka numër të madh të provave, të cilat dëshmojnë se vendimi lidhur me çështjen e 53 milionë eurove, s’ka qenë vendim i Lekaj.

“Vendimi konsiderojmë që konsiston në shumë shkelje procedurale, sepse gjatë këtij shqyrtimi vulominoz penal, kemi pasur një numër të madh të provave dhe kemi dëgjuar një numër të madh të dëshmitarëve, të cilët kanë konfirmuar që vendimi lidhur me çështjen e 53 milionëve, s’ka qenë vendim i klientit tim, Pal Lekajt. Por, ka qenë vendim i cili është marrë nga kolegjiumi dhe për të cilin është vendosur në mbledhje të Qeverisë. Kemi të bëjmë me një autorizim të transaksionit, i cili është bërë nga Qeveria e Kosovës në mbledhje të hapur, me vota unanime”, shtoi tutje Damati në Tëvë1.

Sipas aktgjykimit, Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën