TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati Vasiç thotë se kërkoi nga Kurti të dëshmoj pro Milenkoviqit, e demanton Qeveria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për të shmangur pasojat nga Perëndimi?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar kërkesë për tu paraqitur në gjykatë në asnjë cilësi në rastin e të dyshuarit për krime të luftës në Kosovë, Dragisha Milenkovic, raporton teve1.info

Lajmin për teve1 e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se kryeministri Kurti ka kohë që nuk ka pranuar ftesë nga gjykata për t’u paraqitur në asnjë cilësi.

“Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Gjykatat për t’u paraqitur në ndonjë cilësi. Nuk besoj që e ka marrë malli për to. As për këtë rast ai nuk pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga institucionet e drejtësisë. Nëse gjykatat kanë ndonjë kërkesë ndaj tij, atë le ta bëjnë zyrtarisht dhe për të do të marrin përgjigje”, ka deklaruar Kryeziu për teve1.info

Ky deklarim ka ardhur pas raportimit të medieve serbe se avokati Dejan Vasic që mbron të dyshuarin për krime lufte, Dragisha Milenkovic, ka deklaruar se do ta ftojnë kryeministrin Albin Kurti për të dëshmuar pro tij.

Sipas avokatit, Milenkovici kishte qenë gardian i burgut në kohën kur ishte arrestuar dhe paraburgosur kryeministri aktual i Kosovës që mban emrin Albin dhe mbiemrin Kurti.

Ai pretendon se Kurti ka pasur marrëdhënie të mira me të, dhe se mund të dëshmojë për karakterin e tij.

“…jemi marrë vesh, gjegjësisht jemi koordinuar për dëgjimin e dëshmitarit special të mbrojtjes, kryeministrit aktual të Kosovës, z. Albin Kurti, i cili ishte paraburgosur në kohën kur i dyshuari Dragisha ishte duke punuar në burgun e qarkut në Prishtinë, u shpreh z. Vasic, raporton ‘Gazeta Danas’.

Vasic për Kosovo-Online ka thënë se tashmë e kanë dorëzuar kërkesën në Qeverinë e Kosovës për të dëshmuar Kurti.

Mirëpo, një gjë të tillë e demantoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Bisedimet për presidentin, kryeministri Kurti akuzohet se po e zvarrit procesin

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Ambasadori i Italisë viziton kompaninë “AMRE”

Ambasadori i Italisë viziton kompaninë “AMRE”

Pas raportimit të Tëvë1, nxënësit e Koliqit i kthehen mësimit – munguan për katër muaj

Pas raportimit të Tëvë1, nxënësit e Koliqit i kthehen mësimit – munguan për katër muaj

FFK: Muriqi ka dhënë gjithmonë më të mirën në fushë

FFK: Muriqi ka dhënë gjithmonë më të mirën në fushë

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

“Këndi i Kimit” 01.04.2026

“Këndi i Kimit” 01.04.2026

Ambasada amerikane: Grupet iraniane mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-të në Shqipëri

Ambasada amerikane: Grupet iraniane mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-të në Shqipëri

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Bisedimet për presidentin, kryeministri Kurti akuzohet se po e zvarrit procesin

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Ambasadori i Italisë viziton kompaninë “AMRE”

Ambasadori i Italisë viziton kompaninë “AMRE”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën