Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi i cili po mbahet në Hagë.
Prandaj, lidhur me këtë në një prononcim para medieve, avokati i tij, Artan Qerkini, tha se në përfundim të këtij procesi, do të japin informata më të hollësishme.
“Siç jam deklaruar edhe më herët, bastisja është në rrjedhë e sipër. Pas përfundimit të saj do të deklarohemi në tërësi në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur. Pastaj, do u japim informata më të hollësishme”, u shpreh Qerkini.
Ndërsa, i pyetur se për çfarë po bastiset banesa e ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi, Qerkini tha se arsyet do të bëhen të ditura në fund të procesit, raporton teve1.info.
Se sa do të vazhdojë, Qerkini bëri të ditur se kjo varet nga ata që janë duke e zhvilluar bastisjen./teve1.info/.