TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati serb: Hetimi ndaj Radoiçiqit në Beograd, ndryshe nga ai në Kosovë

Avokati i pavarur nga Serbia, Luka Jovanovic në një intervistë për Tëvë1, ka thënë se Prokuroria e Lartë në Beograd është duke e hetuar vetëm Milan Radoiçiq për rastin e 24 shtatorit në Banjskë dhe jo gjithë grupin pjesëmarrës. Jovanoviq thotë se homazhet e kryera nga politikani opozitar serb, Nikolla Sandulovic janë normale.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Radoiçiq pranon krimin e rëndë

Për gjithë çfarë ndodhi në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator e mori përgjegjësinë, Milan Radojiçiq.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe për këtë me tre tetor u ndalua nga autoritet serbe. Por Gjykata e Lartë në Beograd refuzoi kërkesën e Prokurisë për paraburgim.

Megjithatë për krejt procesin e hetimit, avokati, Luka Jovanoviq nga Serbia thotë që ende nuk ka informacione zyrtare.

“Ka shumë pak informacione zyrtare për këtë çështje. Asnjë person tjetër nuk është përmendur në hetim, dhe nuk është ofruar asnjë informatë shtesë në këtë aspekt as edhe pas lëshimit të arrestit nga INTERPOL-i. Z. Radoiçiq po hetohet në Serbi për bashkëpunim kriminal dhe mbajtje ilegale të armëve dhe eksplozivëve. Nga sa kuptoj, kjo është një pikëpamje goxha më ndryshe nga hetimi që po bëhet në Kosovë, e që është e kuptueshme. E cila po ndodh përkundër pengesave që Serbia ka me procedurat ligjore të nevojshme që duhen edhe vetëm për të filluar hetimet”, thotë ai për Tëvë 1.

Avokati gjatë kësaj bisede ka thënë që i gjithë hetimi për Banjksën është kthyer në çështje politike.

“Mund të thuhet që i tërë rasti i Radoiçiqit, dhe Banjska në tërësi, është një proces shumë politik. Rrethanat dhe procedurat normale, nuk duket se vlejnë në këtë rast, sepse shumë gjëra që duhej të bëheshin gjatë periudhës tremujore, nuk janë bërë” , thotw avokati serb.

Jovanoviq foli edhe për veprimin e kolegut të tij, Codomir Stojkoviq, i cili javën e kaluar bëri homazhe tek varrezat e Jasharve në Prekaz.

“Sa i përket gjestit të tij, mendimi është që kjo ishte bërë, si përkrahje për gjestin e Sandulloviçit dhe në një mënyrë të ekspozonte, atë që ai e shihte si hipokrizi nga autoritetet serbe. Sepse, siç e përmend ai shpesh, ai nuk është arrestuar, nuk është marr në pyetje, me sa e di është vazhdimisht nën dhunë psikike nga shërbimet sekrete. Por kjo në këtë rast specifik, mund të mos jetë, të themi, …nuk është aq drastike”, tha ai.

E në Beograd edhe çështja e zgjedhjeve bëri goxha bujë. Madje zgjedhjet në Serbi u përcollën me kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian, e për hetim të kësaj çështje avokati thotë që duhet angazhuar një prokuror special.

“Mendoj që akoma ka hapësirë për përshkallëzimin e situatës aktuale, sepse me kalimin e kohës, shkalla e aktiviteteve mashtruese, do të dokumentohet dhe dëshmohet edhe më shumë, e që do të jetë më vështirë të injorohet. Forumi për Siguri dhe Demokraci, kemi propozuar zgjedhjen e një prokurori special, që të hetojë të gjitha aktivitetet ilegale dhe mashtruese rreth zgjedhjeve”, tha ai.

Jovanoviq mendon se opozita serbe duhet të rrisë më shumë presionin për tu hetuar zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit 2023.

Kronika e realizuar nga gazetari Venhar Isufi

Tags: hetimiRadoiçiqsulmi në banjskë
ShareTweet

Postime të ngjashme

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia jep detaje

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku i reagon Mustafës: LDK do të ecë përpara, por jo me ata që refuzojnë vullnetin e anëtarësisë

Mashtrim në WhatsApp: Kujdes, mund t’ju rrëmbejnë llogarinë

Alarm për mashtrim të ri në WhatsApp edhe në Shqipëri

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia jep detaje

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku i reagon Mustafës: LDK do të ecë përpara, por jo me ata që refuzojnë vullnetin e anëtarësisë

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Prishtina angazhon trajner të ri

Prishtina angazhon trajner të ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën