TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati serb bën homazhe në Prekaz, la një mesazh në varrin e Blerina Jasharit

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë homazhe sot te varri i Blerina Jasharit, shtatëvjeçares së vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit ndaj familjes Jashari në Prekaz në vitin 1998. Ai në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, pasi bëri nderimet dhe kërkim-faljen, tha se nuk frikësohet nga arrestimi sikur që i ndodhi politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq. E përveç luleve, ai la edhe një mesazh mbi varrin e Blerinës.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Avokati serb bën homazhe në Prekaz, la një mesazh në varrin e Blerina Jasharit

Nga Beogradi, erdhi për vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Vizita e avokatit serb Çedomir Stojkoviq e ka një qëllim, vendosjen e këtyre luleve para varrit të vajzës shtatë vjeçare të vrarë në Prekaz, Blerina Jasharit.
E përveç luleve, ai la edhe një mesazh.

Këtë e bëri pasi klienti i tij, politikani serb Nikola Sanduloviq, i cili vetëm pse bëri homazhe në këtë kompleks, u rrah dhe u arrestua nga autoritetet serbe.

Sipas Stojkoviq, nëse vendosja e luleve të paqes në varret e kombeve të tjera dënohet me burg nga Serbia, atëherë duhet të burgoset edhe ai.

“Nëse nuk ndodh kjo, atëherë vendi im do të duhet t’i shpjegojë tërë botës pse lulet e mia janë më ndryshe se lulet e Nikollës, apo lulet e kujtdo tjetër. Pse unë jam përjashtim dhe nuk do burgosem. Më burgosën apo jo, unë akoma do të jem njeri i lirë, sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgu nuk vjen pas grilave. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne të cilët nuk kemi frikë, sepse njerëzit e mirë nuk kanë pse të frikësohen, ne me këto kemi shpjeguar gjithçka tonën. Nga të gjitha porositë që mund të dërgohen nga ky vend, kjo është më e rëndësishmja. Liria gjithmonë do të fitojë”, tha ai.

Pavarësisht që nesër do të udhëtoj drejt Beogradit, Stojkoviq thotë se nuk ndihet i frikësuar.

“Kam ardhur këtu pas 26 viteve, jo vetëm të shpreh pikëllim për qytetarët e vrarë, jo vetëm për të nderuar viktimat, por edhe që zyrtarisht të porosis, ne të cilët ndërtojmë ardhmëri më të mirë për popujt tanë, nuk frikësohemi. Nuk jemi frikësuar dje, nuk frikësohemi sot e as nuk do të frikësohemi nesër. Askush s’do të mund të na ndalojë neve, që të lëvizim nëpër rrugën e paqes, solidarizimit, dhe drejtësisë, tha avokati serb.

Më 2 janar, Sandulloviq e publikoi një video në rrjetin social X, ku ai shihej në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7

Marsit 1998, kur forcat serbe vranë më shumë se 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit. Një ditë pas publikimit të videos ai u arrestua. Sandulloviq u mbajt në paraburgim nga 5 deri më 15 janar.

E pavarësisht lirimit, politikanit serb Nikola Sanduloviqit iu konfiskua pasaporta.

Tags: avokati serbhomazhe ne Prekaz
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku në Kaçanik dhe Han të Elezit: Çdo komunë është e barabartë

Abdixhiku në Kaçanik dhe Han të Elezit: Çdo komunë është e barabartë

Osmani kërkon mbështetjen e Ligës Arabe për njohje të reja të Kosovës

Osmani kërkon mbështetjen e Ligës Arabe për njohje të reja të Kosovës

Krasniqi: Hajdari, kryetar i ardhshëm i Drenasit

Krasniqi: Hajdari, kryetar i ardhshëm i Drenasit

Kurti: Po të ishte bashkëpunues kryetari i Hanit të Elezit, do kishim më shumë projekte – mbështesim Sumën

Kurti: Po të ishte bashkëpunues kryetari i Hanit të Elezit, do kishim më shumë projekte – mbështesim Sumën

Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

Drita regjistron fitoren e parë sezonale

Drita regjistron fitoren e parë sezonale

Pllana shënon në 90+2, pikë e artë për Dukagjinin

Pllana shënon në 90+2, pikë e artë për Dukagjinin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën