TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Avokati kërkon uljen e dënimit për Gucatin

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Vajza e Gucatit: Brenda 15 ditësh pritet ankesa ndaj vendimit të Speciales

Hysni Gucati

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po apelojnë aktgjykimin e dhënë nga trupi gjykues në maj të këtij viti ku të dy u shpallën fajtor dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë. Mbrojtja e Gucatit ka thënë se nuk ka prova që ka persona të dëmtuar nga deklarimet e të akuzuarve dhe ka kërkuar nga Apeli uljen e dënimit.

Sipas avokatit Jonathan Elystan Rees, i cili mbron Hysni Gucatin, turpi gjykues ka bërë gabim duke i shqiptuar dënimin ish kreut të OVL-UÇK.

“Ne themi se trupi gjykues bëri gabime të dukshëm në dënim e zotit Gucati kur vlerësoi seriozitetin apo peshën e rëndë të veprës së tij dhe këto i kemi paraqitur në pikën 81 të njoftimit. Nuk përdori forcë apo kërcënim, nuk dëshironte të shkaktohej dëm ndonjë njeriut, nuk synonte të pengonte dhe kemi dhënë referencat në njoftimin tonë kur trupi gjykues i gjeti këto tipare, nuk u shkaktua asnjë dëm hetimeve të prokurorisë, vetëm një numër i kufizuar i personave mund të jenë konstatuar se kanë pësuar dëm dhe askush prej tyre në fakt nuk ka pësuar ndonjë dëm prej tyre”, ka thëne Rees.

Ai ka kërkuar nga Apeli që të marrë parasysh 20 arsyet e parashtruara në apelimin e mbrojtjes dhe të ulë dënimin në bazë të provave të paraqitura.

“Nuk ka ndonjë provë që persona janë dëmtuar, besimi është cenuar e kështu me radhë… Ne kërkojmë nga ju të nderuar që të keni parasysh të gjitha pikat që i nënshtrohen 20 arsyeve të apelimit në njoftimin tonë paraprak dhe në të kundërtën ta reduktoni, ta ulni dënimin në bazë të këtyre provave”, ka thënë ai.

Sipas avokatit të Gucatit, trupi gjykues nuk ka konstatuar se i akuzuari ishte në dijeni që veprimet e tij përbënin kanosje serioze.

“Askund në aktgjykim, nuk ka konstatuar trupi gjykues që i akuzuari ishte në dijeni që veprimet e tij të përbënin kanosje serioze dhe nuk kanë bërë asnjë lloj përfaqësimi ku janë rastet që nënkuptohet se kanë pasur dëmtim dhe të vërtetonin që i akuzuari vërtet dëshironte që veprimet dhe deklarata e tyre përbën kërcenim për të dëmtuar një person tjetër. Thjesht nuk dolën, nuk gjetëm diçka të tillë, dhe as nuk konstatuan që ata dëshironin të nxisnin një person që specifikisht të përmbahej nga bërja e një deklarate, dhënia e deklaratës së rreme apo mosdhënia e informacionit”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka përmendur dëshminë e hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper, e cila kishte deklaruar se ka persona që janë frikësuar pas deklarimeve publike të Gucatit dhe Haradinajt lidhur me dosjet ishin dërguar në zyrat e organizatës.

“Nëse prokuroria do të mbështetej në përmbledhjen e zonjës Pumper, përmbledhja e materialit që ajo tha, jo vetëm që do ta kishte bërë çështjen më pak komplekse, por në të vërtetë do ta kishte bërë të drejtë këtë gjykim. Dhe në mungesë të nxjerrjes së këtyre dokumenteve, duke mos u nxjerr këto dokumente mbështetja në provat e zonjës Pumper sa i takon numrit të dëshmitarëve apo dëshmitarëve të mundshëm, ishte e padrejtë, ishte e padrejtë të mbështetësh në dëshminë e saj”, ka thënë ai.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të  dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 20 vjetëve nuk do të jetë më kryetar i Fushë – Kosovës, por a do ta vazhdojë politikën Burim Berisha?

Pas 20 vjetëve nuk do të jetë më kryetar i Fushë – Kosovës, por a do ta vazhdojë politikën Burim Berisha?

VV zyrtarizon Ali Dulën kandidat për kryetar të Rahovecit

VV zyrtarizon Ali Dulën kandidat për kryetar të Rahovecit

Për dy ditë 144 aksidente, shoferëve u bëhet thirrje për kujdes

Nëntë të lënduar në një aksident në Gllarevë të Klinës

E quajti UÇK-në terroriste, Popoviq del para gjykatës

E quajti UÇK-në terroriste, Popoviq del para gjykatës

Papa Leo dënon sulmet izraelite mbi civilët palestinezë

Papa Leo dënon sulmet izraelite mbi civilët palestinezë

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 të vdekur mes tyre edhe fëmijë

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 të vdekur mes tyre edhe fëmijë

Pas 20 vjetëve nuk do të jetë më kryetar i Fushë – Kosovës, por a do ta vazhdojë politikën Burim Berisha?

Pas 20 vjetëve nuk do të jetë më kryetar i Fushë – Kosovës, por a do ta vazhdojë politikën Burim Berisha?

VV zyrtarizon Ali Dulën kandidat për kryetar të Rahovecit

VV zyrtarizon Ali Dulën kandidat për kryetar të Rahovecit

Për dy ditë 144 aksidente, shoferëve u bëhet thirrje për kujdes

Nëntë të lënduar në një aksident në Gllarevë të Klinës

Katër të vdekur dhe 33 të lënduar pas përplasjes së autobusit në Turqi

Katër të vdekur dhe 33 të lënduar pas përplasjes së autobusit në Turqi

Ballkani konfirmon transferimin e Vokrrit

Ballkani konfirmon transferimin e Vokrrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X