TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i Thaçit: Presim gjykim të gjatë, në fund ai do të shfajësohet nga të gjitha akuzat

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Apeli hedh poshtë ankesën e Hashim Thaçit në lidhje me vazhdimin e paraburgimit

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, dy ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka thënë se pret një gjykim të gjatë.

Por, ai beson se mbrojtja do të jetë në gjendje që ta tregojë rolin e Thaçit në luftën për liri për njerëzit e Kosovës, si dhe punën për pajtimin etnik që ai ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

“Kjo do të vërtetohet në përfundim të gjykimit dhe Thaçi do të shfajësohet nga të gjitha akuzat”, shprehet i bindur Kehoe.

“Për atë që ka bërë gjatë luftës dhe pas luftës, kur KFOR dhe UNMIK erdhën në Kosovë, në qershor 1999. Ishte ai që i nxiti të gjitha këto njësi që të punojnë së bashku, ishte ai që punoi për njerëzit e Kosovës për pajtim ndëretnik e që t’i jepej fund dhunës. Ishte ai që e bëri këtë gjë pa pushim. Nuk ishte askush tjetër aty që ta bënte këtë, përveç Hashim Thaçit dhe ne do ta vërtetojmë këtë”, ka theksuar avokati amerikan.

Për të treguar rolin e ish-udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pas qershorit 1999 si politikan në ndërtimin e paqes dhe pajtimit ndëretnik, mbrojtja planifikon të thërrasë si dëshmitarë edhe disa personalitete ndërkombëtare të profilit të lartë.

Avokati Kehoe në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se do të ftohet gjenerali Wesley Clark, i cili ka qenë komandant Suprem i NATO-s për Evropë dhe i Komandës evropiane të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në maj të vitit 2000; Bernard Kouchner, përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë/ shef i Misionit të UNMIK-ut nga korriku 1999 deri në janar 2001; William Walker, i cili ka qenë drejtues i Misionit Monitorues për Kosovën nga tetori 1998 deri në qershor 1999; Daan Everts, ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1999-2001 dhe disa personalitete të tjera.

“Që të gjithë kanë pasur ndërveprime me Thaçin, si në aspektin profesional, por në disa raste edhe në atë personal”, thuhej në mocionin e mbrojtjes, kur ishte paraqitur lista e dëshmitarëve.

“Të gjithë këta janë të gatshëm të dëshmojnë”, thotë Kehoe. Por, ai ka shprehur brengosjen se për shkak të zgjatjes së gjykimit, mund të humbasin ndonjërin nga këta dëshmitarë. Mbrojtja e Thaçit e kishte konsideruar si dëshmitare potenciale dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, por ajo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, derisa Thaçi dhe të tjerët po mbaheshin në paraburgim.

“Kemi një listë dëshmitarësh që planifikojmë t’i vendosim para gjyqtarëve. Por, shumë nga këta zotërinj janë të moshuar. Unë ju dëshiroj një jetë të gjatë, por kjo është edhe një ndër arsyet pse duam që procesi të shkojë sa më shpejt”, u shpreh avokati.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të nisë të hënën, më 3 prill teksa ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati Kehoe shprehet i habitur si për udhëheqësit e UÇK-së, Prokuroria ka paraparë dyfish më shumë dëshmitarë dhe orë të gjyqit sesa edhe për Slobodan Milosheviqin.

“Kanë mbi 300 dëshmitarë dhe pse u duhen kaq shumë dëshmitarë, kur çështja është e qartë, mbetet një mister për mua. Nëse të duhen mbi 300 dëshmitarë për çështjen tënde, ajo çështje nuk është e qartë, nuk është e fortë”, shprehet ai./EO

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe keqpërdorim të licencave

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe keqpërdorim të licencave

Kulla: Integrimin evropian të Shqipërisë nuk e rrezikojnë protestat, por korrupsioni dhe varfëria

Kulla: Integrimin evropian të Shqipërisë nuk e rrezikojnë protestat, por korrupsioni dhe varfëria

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për shpërblimin me nga 2 mijë e 500 euro për policët

Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për shpërblimin me nga 2 mijë e 500 euro për policët

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Çfarë mund të mësojë Kosova nga protestat në Shqipëri? Flet Ilir Kulla

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe keqpërdorim të licencave

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe keqpërdorim të licencave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën