TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Avokati i Thaçit ballafaqon dëshmitaren serbe me deklaratat e kaluara: Civilët serbë ishin të armatosur

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​Avokati i Thaçit ballafaqon dëshmitaren serbe me deklaratat e kaluara: Civilët serbë ishin të armatosur

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, e ka ballafaquar dëshmitaren e prokurorisë, Dragica Bozhaniq, me deklaratat e saj të mëparshme të cilat i ka dhënë në procese të tjera gjyqësore. Pas kësaj, ajo ka pranuar se civilët serb në fshatin e saj ishin të armatosur nga Serbia, para ngjarjes kur ajo thotë se UÇK kishte sulmuar banorët.

Ishte Kehoe avokati i vetëm nga mbrojtësit e katër të akuzuarve, i cili e ka intervistuar dëshmitaren e shtatëmbëdhjetë të prokurorisë.

Reklamë

Ai e ka pyetur atë rreth armëve dhe municionit që kishin serbët në fshatin e saj.

Ajo fillimisht ka thënë se autoritet serbe u kishin dhënë armë serbëve civil në Kosovë në një periudhë më të hershme se ngjarja e vitit 1998 për të cilin ajo ka dëshmuar para turpit gjykues në Hagë.

Avokati Kehoe: Kur gjërat u ndërlikuan në Kosovë në vitet ’90 a është e vërtetë që autoritet serbe ju dhanë armë civilëve nëpër fshatra?

Dëshmitarja Bozhaniq: Kjo ka ndodhur përpara, se në çfarë viti ka ndodhur kjo gjë nuk e mbaj mend, por nuk ka ndodhur atëherë, ka ndodhur më herët, nuk e di cili vit, por goxha më përpara sesa kanë ndodhur ngjarjet që përshkrova.

Avokati Kehoe: Por është fakt që burrat e fshatit tuaj kishin marrë armë nga Serbia, apo jo?

Dëshmitarja Bozhaniq: Po.

Avokati Kehoe: Autoritet serbe i jepnin armë civilëve edhe në demonstrata, kështu ka qenë?

Dëshmitarja Bozhaniq: Jo në protesta, armët janë shpërndarë për burrat, mendoj se armët i janë shpërndarë secilit burrë, ndërkohë bashkëshorti im nuk kishte armë, nuk ju dha asnjë armë, sepse nuk dinte të përdorte, dhe djali im ishte shumë i vogël, as ai nuk ka marrë armë.

Sipas dëshmitares ka thënë se armët u ishin dhënë në kohën e demonstratave të shqiptarëve në Kosovë.

Avokati Kehoe: Ditën kur ndodhi incidenti, shumë prej serbëve në fshat erdhën te shtëpia juaj, apo?

Dëshmitarja Bozhaniq: Po.

Avokati Kehoe: Kur ata erdhën në shtëpinë tuaj, ata kishin marrë me vete edhe armët që u kishin dhënë autoritet serbe, kështu?

Dëshmitarja Bozhaniq: Nuk e kam parë këtë.

Avokati Kehoe: Por ti e ke parë që ata kishin marrë pushkë apo armë me vete, e ke parë këtë gjë apo jo.

Dëshmitarja Bozhaniq: Nëse i kanë pasur me vete, i kanë pasur, por unë nuk i kam parë, vetëm kur filluan të shtënat, unë e mora vesh që ata kishin armë.

Avokati Kehoe: Kur filluan të shtënat ju e morët vesh qe burrat serb që ishin në shtëpinë tuaj kishin armë me vete, apo jo?

Dëshmitarja Bozhaniq: Po.

Avokati Kehoe: Kur mbërritën në shtëpinë tuaj ata gjithashtu kishin municion dhe jelekë antiplumb, kështu?

Dëshmitarja Bozhaniq: Jo, Slaavica Bandiq kishte një jelek që e kishte veshur, por nuk ishte e armatosur, por kishte një jelek të veshur.

Avokati Kehoe: Ishte një jelek që kishte edhe municion?

Dëshmitarja Bozhaniq: Jo, jo, ishte një jelek ushtarak, por nuk kishte asnjë gjë në të.

Gjatë kësaj bisede, avokati Kehoe ka lexuar një dëshmi që Bozhaniq e kishte dhënë në Beograd në vitin 2011 ku ajo kishte theksuar se të gjithë banorët serbë që kishin shkruar në shtëpinë e saj një natë para incidentit, ishin të armatosur.

Avokati Kehoe: Gjykatësi në Beograd ju pyet, më tregoni burrat a kishin armë më vete, dhe përgjigja që ju jepni është ‘po kishin’. Nga i kishin gjetur armët, përgjigja, ‘burri im nuk kishte armë, por ai nuk ishte me ushtrinë, as djali im nuk kishte, ndërkohë Nevica ishte oficerë rezervë i policisë në Rahovec, në Xerxë, edhe axha im kishte armë, ata kishin armë’. Pastaj gjykatësi ju pyet kush i kishte armët, më thoni emrat? Ti thua ‘Nevica’, por tjetër kush kishte armë, Dhe ti thua, ‘Nevica kishte një armë që ishte dhënë nga forcat rezervë. Edhe fqinjët kishin disa armë’…Për të gjithë individët që të pyet kryegjykatësi në Beograd, nëse kishin armë me vete përgjigja që ju keni dhënë është ‘po, ata kishin armë me vete’.

Kjo është pohuar pastaj nga dëshmitarja.

Avokati Kehoe: Të gjithë këta persona kur mbërritën në shtëpinë tuaj me datë 17, të gjithë kishin armë me vete, apo?

Dëshmitarja Bozhaniq: Po, por unë nuk i kam parë.

Avokati Kehoe: Atëherë nuk i ke treguar gjykatësit që nuk i ke parë armët.

Avokati Kehoe: Kur filloi shkëmbimi i zjarrit, u shtir në drejtim, të shtëpisë suaj nga shqiptarët dhe serbët ju përgjigjen zjarrit me zjarr, nga shtëpia juaj, po them që ka pasur shkëmbim zjarri. Ka qenë kështu apo jo?

Dëshmitarja Bozhaniq: Po. Ata ishin të parët që hapën zjarr duke shtënë në drejtim të shtëpisë sonë, menjëherë pasi thërriten emrin e bashkëshortit tim, tha në gjuhën tonë, mos dilni, hapën zjarr menjëherë nga të gjithë drejtimet, pastaj kush shtiu me armë e kush nuk shtiu nuk e di, ne ishim në bodrum, ne gratë, ndërkohë burrat ishin në katin tjetër.

Avokati Kehoe: Pra u shi me armë, nga shqiptarët, por ka pasur kundërpërgjigje nga burrat që kanë qenë në shtëpinë tua?

Dëshmitarja Bozhaniq: Po

Ajo ka folur edhe për një grua, Petra Kostiq, që sipas saj i ka treguar që ishin rrethuar në fshatin e tyre nga fqinjët.

Gjatë këtij intervistimi, dëshmitarja ka thënë se i ka njohur njerëzit e përfshirë në incidentin për të cilin ka folur, sepse sipas saj, ata ishin nga i njëjti fshat.

Me këtë ka përfunduar dëshmia e saj dhe procesi gjyqësor do të vazhdojë me 28 gusht me dëshmitarin e radhës.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar shtatëmbëdhjetë dëshmitarë të ZPS-së, vetëm dy prej tyre pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës, a preket Kosova?

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës, a preket Kosova?

Mbyllet pikëkalimi në Glloboqicë për shkak të përhapjes së zjarreve

Mbyllet pikëkalimi në Glloboqicë për shkak të përhapjes së zjarreve

Murati: Opozita nuk po përkrah largimin e Listës Serbe nga udhëheqja e Kuvendit

Murati: Opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, nuk ka Komision për të ndarë buxhetin e RTK-së

Prattipati pret në takim përfaqësues të Listës Serbe, u kërkon pjesëmarrje në institucionet e Kosovës

Prattipati pret në takim përfaqësues të Listës Serbe, u kërkon pjesëmarrje në institucionet e Kosovës

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës, a preket Kosova?

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës, a preket Kosova?

Lavrov arrogant, me simbol të Bashkimit Sovjetik në samitin e Alaskës

Lavrov arrogant, me simbol të Bashkimit Sovjetik në samitin e Alaskës

Mbyllet pikëkalimi në Glloboqicë për shkak të përhapjes së zjarreve

Mbyllet pikëkalimi në Glloboqicë për shkak të përhapjes së zjarreve

Idetë e reja të Alonsos për Mbappen mund të mos i pëlqejnë Viniciusit – zbulohet se çfarë i lejohet francezit të bëjë

Idetë e reja të Alonsos për Mbappen mund të mos i pëlqejnë Viniciusit – zbulohet se çfarë i lejohet francezit të bëjë

Jadon Sancho i thotë po transferimit te Roma

Jadon Sancho i thotë po transferimit te Roma

Dy të plagosur nga sulmi me armë pas namazit të xhumasë afër një  xhamie në Suedi

Dy të plagosur nga sulmi me armë pas namazit të xhumasë afër një xhamie në Suedi

Një gjyqtar me prejardhje shqiptare, ndan drejtësinë në ndeshjen Drita – Differdange, në Play-Off të Conference League

Një gjyqtar me prejardhje shqiptare, ndan drejtësinë në ndeshjen Drita – Differdange, në Play-Off të Conference League

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X