TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i Popullit: Për 17 vjet, 232 persona kanë humbur jetën në vendin e punës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Zbriten pagat, punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë nga nesër bojkotojnë punën

Që nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas Inspektoratit të Punës, kanë humbur jetën 232 persona në vendin e punës ose lidhur me punën, kështu thuhet në raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, me raportin ex officio nr. 252/2021 ka përfunduar hetimet për sigurinë dhe shëndetin në punë, për të vlerësuar se sa autoritetet publike, përgjegjëse për zbatimin e ligjit, po i përmbushin detyrimet që kanë në marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve në punë, sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit në vendin e punës për të punësuarit, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Hetimi ka filluar duke u bazuar në raportimet në media për rastet e shpeshta të aksidenteve në punë me pasoja deri në fatalitet.

Raporti trajton dhe paraqet situatën aktuale në vend lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, funksionimi i mekanizmave lidhur me këtë fushë dhe nuk duhet të shihet si një dokument që shteron problematikat që tërheqë siguria dhe shëndeti në punë, por si një hap drejt një mbikëqyrjeje më intensive nga ana e Avokatit të Popullit kundrejt autoriteteve përgjegjëse, që rregullojnë dhe inspektojnë këtë fushë, si dhe situatës në terren, lidhur me të drejtat nga marrëdhënia e punës, me theks të veçantë sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Të dhënat statistikore për aksidentet në vendet e punës, që përfundojnë me fatalitet, janë shqetësuese. Që nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas Inspektoratit të Punës, kanë humbur jetën 232 persona në vendin e punës ose lidhur me punën. Ndërsa vetëm gjatë vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, 15 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërsa janë evidentuar 394 aksidente që kanë përfunduar me lëndime. Këto të dhëna duhet të jenë thirrje për institucionet që të marrin masa për tu siguruar jetën dhe shëndetin e punëtorëve dhe të përmbushin detyrimet që kanë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetësim thuhet në raport.

Avokati i Popullit konstaton se shëndeti në punë është fushë ende e parregulluar juridikisht në shumë segmente dhe e patrajtuar në kuptim të organizmit të zinxhirit institucional, i cili do t’i jetësonte detyrimet e autoriteteve publike në mbrojtjen e shëndetit në punë. Veç kësaj, situata rëndohet edhe si pasojë e mungesës së kontratave të punës, mungesës së sigurimit shëndetësor, mosrespektimit të së drejtës në pushim, mungesës së trajnimeve të punëtorëve për siguri dhe shëndet në punë, etj. Masat e ndërmarra deri më tani nga organet kompetente, lidhur me evitimin e shkeljeve, janë të mangëta e të pamjaftueshme.

Avokati i Popullit vlerëson se detyrimet e shtetit konsistojnë në angazhimin për përcaktimin e faktorëve kryesorë, të cilët ndikojnë në ekspozim ndaj rreziqeve, aksidenteve dhe sëmundjeve në punë, përfshirë specifikat sipas dallimeve gjinore, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme për eliminimin e tyre, përfshirë masat parandaluese.

“Gjithashtu raporti gjen se ka mungesë të kushteve të sigurta për punë, veçmas në ata sektorë që janë identifikuar si më të predispozuar për sa i përket rrezikut për shkak të natyrës së punës/profesionit dhe se në këtë aspekt mbetet shqetësuese mungesa e inspektimit dhe mbikëqyrjes intensive dhe të vazhdueshme”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit, bazuar në të gjeturat nga raporti, ka adresuar rekomandime autoriteteve kompetente, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet linja e parë direkte Prishtinë – Xhide (Arabia Saudite)

Hapet linja e parë direkte Prishtinë – Xhide (Arabia Saudite)

Kurti kujton protestën e 1 tetorit: Protesta studentore i paraprin luftës së UÇK-së

Kurti kujton protestën e 1 tetorit: Protesta studentore i paraprin luftës së UÇK-së

Ora dore, unazë e para të gatshme – hajnat vodhën në një shtëpi në Prishtinë

Grabiten dy shtetase të huaja në Prishtinë, iu vodhën ari e telefon

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

E shqetësonte në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari pas tentim sulmit ndaj gruas në Prishtinë

Hapet linja e parë direkte Prishtinë – Xhide (Arabia Saudite)

Hapet linja e parë direkte Prishtinë – Xhide (Arabia Saudite)

Rama udhëton drejt Danimarkës për takimin e Komunitetit Politik Europian

Rama udhëton drejt Danimarkës për takimin e Komunitetit Politik Europian

Kurti kujton protestën e 1 tetorit: Protesta studentore i paraprin luftës së UÇK-së

Kurti kujton protestën e 1 tetorit: Protesta studentore i paraprin luftës së UÇK-së

Ora dore, unazë e para të gatshme – hajnat vodhën në një shtëpi në Prishtinë

Grabiten dy shtetase të huaja në Prishtinë, iu vodhën ari e telefon

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

E shqetësonte në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari pas tentim sulmit ndaj gruas në Prishtinë

Osmani udhëton në Danimarkë për samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Osmani udhëton në Danimarkë për samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Super ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja tek Barcelona – PSG

Super ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja tek Barcelona – PSG

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën