TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati i Jevtiqit kërkon mbrojtje në liri: Ofrojmë 15 mijë euro garanci

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Avokati i Jevtiqit kërkon mbrojtje në liri: Ofrojmë 15 mijë euro garanci

Pas përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj zyrtarit policor Bojan Jevtiq, i dyshuar për veprën penale të spiunazhit, avokati i tij, Milosh Nikolliq, deklaroi se ka kërkuar që klienti të mbrohet në liri, duke ofruar garanci prej 15 mijë eurosh për të shmangur masën e paraburgimit.

“Jevtiqi është pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga viti 2002. Ne kemi paraqitur argumente në favor të tij, duke garantuar se ai do të jetë i qasshëm për organet e drejtësisë gjatë gjithë procedurës dhe do të përgjigjet çdo thirrjeje,” tha Nikolliq për mediat pas seancës.

Ai shtoi se mbrojtja e konsideron më të përshtatshme masën e arrestit shtëpiak me mbikëqyrje policore, pasi procedura është në fillim dhe mund të zgjasë gjatë.

“Mendojmë se nuk ka nevojë për paraburgim të menjëhershëm,” theksoi ai.

Avokati sqaroi se Jevtiqi nuk ka mbajtur pozita të larta në hierarkinë policore dhe ka shërbyer në pikën kufitare te ‘Dheu i Bardhë’, në detyra të zakonshme operative.

Për sa i përket provave të sekuestruara, Nikolliq tha se mbrojtja nuk ka ende qasje në to, për shkak se procedura është në fazën hetimore dhe se dokumentacioni nuk u është dorëzuar nga Prokuroria Speciale.

“Nuk kemi informata të plota mbi provat që ka prokuroria. Pasi t’i pranojmë zyrtarisht, do të kemi mundësi të japim komente konkrete,” deklaroi ai.

Ndërkohë, Lubisha Jevtiq, vëllai i të dyshuarit, tha për gazetarët se ndalimi i Bojan Jevtiqit është pa bazë ligjore.

“Ai është njeri i ndershëm, punon prej 23 vitesh në Policinë e Kosovës, është baba i tre fëmijëve dhe nuk ka pasur kurrë asnjë problem me ligjin. Jam i bindur se do të lirohet dhe nuk do të ketë fare proces gjyqësor,” tha ai.

Vendimi për kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim prej 30 ditësh pritet të merret brenda ditës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit

​Bashkatdhetarët shkojnë në Speciale për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon intervistimet për dyshimet për manipulim votash në Klinë

Policia gjen granata dore në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok

Policia gjen granata dore në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok

Vdes një person në spitalin e Gjakovës, policia jep detaje

Vdes një person në spitalin e Gjakovës, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën