TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokati Berisha: U arrestova sepse e godita pushtetin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Avokati Berisha: U arrestova sepse e godita pushtetin

Avokati Besnik Berisha ka mbajtur konferencë për media pas arrestimit të tij me urdhër të prokurorit të shtetit, Rasim Maloku.

Ai tha se arrestimi i tij është skandaloz duke shtuar se nuk do të ndalet për të shpërfaqur skandalet e pushtetit ekzekutiv.

Berisha ka insistuar sërish se arrestimi i tij nuk ka të bëjë me asnjë krim, por siç shprehet ai me goditjen e një skandali të Qeverisë.

“Sot para juve jam për të shpërfaqur një prej arrestimeve skandaloze. Që nga dita kur më kanë privuar padrejtësisht nga liria në krye me një prokuror që siç e kam quajtur ju e dini. I ka dhënë vetës besën që nuk do të ndalem për të punuar për të shpërfaqur skandalet e atyre që paguhen me taksat tona dhe nuk do të ndalem për ti mbrojtur gjithë avokatët. Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, jam sanksionuar për një emision që pushteti po mundohet ta mbulojë një skandal për embargo të armëve. Prokurori nuk ka pas të drejtë të urdhërojë arrestimin tim. E kemi një lloj imuniteti jo penal dhe për privimin e një avokati ka të drejtë vetëm gjyqtari. Pra unë jam privuar me një vendim të një prokurori që është palë e kundër me mua e i cili ka pësuar debakël prej meje”, tha Berisha teksa përmendi disa raste kur i ka fituar rastet kundër prokurorit Rasim Maloku.

Avokati Besnik Berisha ishte arrestuar të enjten e javës së kaluar nën dyshimet për tri vepra penale bashkë me tre persona të tjerë N.Xh., I.S., dhe R.C.Prokuroria kishte njoftuar se atë ditë, shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve janë bastisur me urdhër të Gjykatës në Ferizaj.

Megjithatë, Prokuroria në Ferizaj të nesërmen kërkoi nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu.

Por, pavarësisht kësaj, avokati Besnik Berisha është liruar të dielën pasi Gjykata Themelore në Ferizaj e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Ferizajt për caktimin e masës për paraburgim.

Në aktvendimin e nxjerrë nga Gjykata thuhet se i është caktuar masa “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”.Kurse, ndaj të dyshuarve të tjerë, N.Xh., J.V., F.Z., A.S., dhe R.C., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Ndërsa, ndaj I.S., është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi gjyqësor në Hagë, PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

Funksione të fshehta të Google Maps – kurseni kohën, baterinë dhe internetin

Funksione të fshehta të Google Maps – kurseni kohën, baterinë dhe internetin

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria, zë i fortë për të drejtën e Kosovës

Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria, zë i fortë për të drejtën e Kosovës

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për takimin e parë të Bordit të Paqes të Trump

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për takimin e parë të Bordit të Paqes të Trump

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën