TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Avokatët kërkojë që procesi i vettingut të përkrahet nga të gjitha partitë

nga Besarta Mehmeti
3 Korrik, 2022
0
A A
Avokatët kërkojë që procesi i vettingut të përkrahet nga të gjitha partitë

Avokatët në vend konsiderojnë që implementimi i procesit të vettingut në Kosovë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, me ç’rast sistemi i drejtësisë do të pastrohet.

Sipas tyre ka gjasa që gjyqtarë e prokurorë që mbrapa tyre kanë “afera” të largohen nga sistemi.

Avokati Tomë Gashi tha se me implementimin e vettingut në do të pastrohet sistemi juridik i Kosovës, për të cilin thotë se nuk ka aspak besueshmëri.

“Besoj që tani të gjithë e dinë që vettingu është i vetmi instrument ligjor të cilin po e përdor Qeveria Kurti dhe së shpejti do të filloj implementimi i këtij projekti për tu pastruar definitivisht një herë e përgjithmonë sistemi juridik i Kosovës i cili thuajse aspak apo vetëm pak ka besueshmëri”.

“Mendoj se në një situatë të tillë kemi arritur për shumë arsye, e njëri prej shkaqeve është se edhe zyrtarët të lartë politik në të kaluarën thuajse kanë deleguar gjyqtarë e prokurorë duke i ndihmuar ata që të emërohen në pozita kyçe e pastaj një pjesë e tyre ka mundur të jetë krejtësisht i instrumentalizuar. Mendoj se pa vetting, ne sistemin juridik do ta kemi të tillë për të cilin qytetarët e Kosovës nuk janë fare të kënaqur”.

Sipas Gashit, gjasat për të dështuar procesi i vettingut janë zero e që vendimin përfundimtar për ta kaluar apo jo këtë ligj e kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se këtë proces do të duhej ta përkrahte secila parti pasi është në të mirë të përgjithshme.

“Gjasat për të dështuar vettingu janë pothuajse zero. Për shkak që këtë që po e bënë Qeveria Kurti është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe nuk ka kurrfarë implikime politike. Por, Qeveria do ta paraqes këtë ligj në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Parlamenti me deputetët e saj që supozohet dhe do të duhej ishin përfaqësuesit e zërit të popullit të Kosovës do të japin vendimin përfundimtar se a do të kaloj vettingu apo jo”.

Avokati Skender Musa, në një intervistë për Ekonomia Online tha se procesi i vettingut në Kosovë është i domosdoshëm.

Por sipas tij, Qeveria aktuale ka dashur që në sistemin e drejtësisë të fus prokurorë e gjyqtarë të afërt me ta, duke shtuar se kjo do të ishte shumë e rrezikshme për sistemin e drejtësisë.

“Vettingu është i domosdoshëm në Republikën e Kosovës, por forma se si ka rekomanduar Komisioni i Venecias që vettingu t’i përfshijë vetëm Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Kryetarët e Gjykatave dhe Kryeprokurorët nuk mund me pastruar drejtësinë në Kosovë. Kosova ka nevojë për një vetting të mirëfillte të pa ndikuar politikisht sepse edhe forma se si ka dashtë ta bëjë Qeveria ka qenë një formë hakmarrëse dhe nuk kanë dashtë me bë vetting të mirëfilltë”.

“Por, kanë dashtë t’i largojnë disa prokurorë dhe gjyqtar nga prokuroritë dhe gjykatat dhe të instalojnë persona të afërt me Qeverinë, që është shumë e rrezikshme për sistemin e drejtësisë. Unë mendoj se këto janë arsyet pse Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandime që të ketë ndryshime vetëm në përbërjen e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial dhe kryetarëve. Të shihet njëherë se si po veprohet, a po ka kompromis politik në mes partive politike dhe a po janë të paanshëm sepse edhe nëse ka kompromis politik në mes partive politike ato mund të merren vesh që të instalojnë njerëzit e tyre politik në këto institucione që paraqet rrezik”.

Musa, thotë se ka shumë gjasa që procesi i vettingut të dështoj për shkak se partitë politike nuk po gjejnë kompromis ndërmjet tyre, raporton EO.

Avokati Musa thotë se ka mundësi që një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurove të largohen vetë.

“Ka shumë gjasa që të dështoj si proces vettingu për shkak se kompromisi në mes partive politike ne po shohim që është jashtëzakonisht i vështirë. Në Kosovë nuk duhet me harru faktin se ka prokurorë dhe gjyqtarë të gjitha niveleve që nuk janë të korruptuar dhe që janë të aftë e kompetent për kryerjen e detyrave të tyre”.

“Mirëpo, gjithashtu ka prokurorë dhe gjyqtarë të cilët nuk kanë kurrfarë performance për me qëndruar në pozitat të cilat i kanë marrë dhe për të cilat konsideroj që i kanë marrë pa meritë. Një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët e dinë veten që nuk janë për ato pozita apo që janë të ngarkuar me ndonjë hipotekë qoftë korruptive apo politike, besoj që do të largohen edhe vetë”.EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humbi jetën një person

Përfshihet nga zjarri një aneks i shkollës në Suharekë, nuk ka të lënduar

Mbyllen tri institucione paralele serbe në veri të Mitrovicës

Mbyllen tri institucione paralele serbe në veri të Mitrovicës

Kurti u kërkon ambasadorëve të veprojnë me vendosmëri ndaj sulmeve nga Serbia

Kurti përkujton maskarën në Qyshk: Për këto krime duhet të japë përgjegjësi Serbia

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humbi jetën një person

3 hat-trick radhazi në shtëpi, Haaland vendos rekord në Premier League

Real Madridi me ofertë të “çmendur” për Haalandin

Presidenti i La Ligës sulmon Barcelonën: Kanë bërë korrupsion sportiv

Presidenti i La Ligës sulmon Barcelonën: Kanë bërë korrupsion sportiv

Përfshihet nga zjarri një aneks i shkollës në Suharekë, nuk ka të lënduar

Ancelotti telefonon Kakàn, Brazili ëndërron çiftin e artë

Ancelotti telefonon Kakàn, Brazili ëndërron çiftin e artë

Arsenali fiton ankandin për Gyökeres: ofertë e majme për sulmuesin suedez…

Arsenali fiton ankandin për Gyökeres: ofertë e majme për sulmuesin suedez…

Rënie interesi pas ‘El Clasicos’, Bernabeu për herë të parë me vende bosh

Rënie interesi pas ‘El Clasicos’, Bernabeu për herë të parë me vende bosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X