TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avdyli: Zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhën si pasojë e “llugës” politike të opozitës

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Avdyli: Zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhën si pasojë e “llugës” politike të opozitës

Kandidati për deputet nga partia Guxo, njëherësh pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për renditjen e kandidatëve në listën zgjedhore, situatën brenda Guxo-s dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai tha se numri në listë nuk e përcakton peshën e vërtetë politike të një kandidati.

“Unë mendoj që ata njerëzit që janë në 10 nuk kanë kallxu peshë politike, as peshë hierarkike. Më shumë se numrin, votuesi e vlerëson besnikërinë, profesionalizmin e shumë gjëra të tjera,” u shpreh Avdyli.

I pyetur nëse zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e ka dëmtuar partinë Guxo, ai tha se pavarësisht se partia ka humbur udhëheqësen e saj, Kosova ka fituar një presidente të denjë.

“Zgjedhja si presidente ia ka marrë partisë udhëheqësen, por përtej kësaj Kosova ka fituar një presidente të mirë. Kjo është shumë më e rëndësishme dhe ne jemi krenarë që ajo nga gjiri i këtij grupacioni e përfaqëson Kosovën në mënyrë dinjitoze,” deklaroi ai.

Duke folur për situatën politike dhe proceset e bllokuara, Avdyli tha se viti 2025 ka qenë i humbur për shkak të sjelljes së opozitës.

“Këto zgjedhje kanë me qenë krociale. Viti 2025 ka qenë vit i humbur në politikë, falë tekeve dhe inateve të opozitës që kanë bërë bllokime të panevojshme,” tha Avdyli.

Sipas tij, mazhoranca nuk ka bllokuar asnjë proces.

“Si njeri që kam qenë brenda, them se në asnjë moment nuk kemi bërë bllokada as ligjore, as politike. Ne në çdo mbledhje kemi pasur propozimet tona, ndërsa opozita ka tentuar të përfitojë nga një destabilizim i brendshëm, por matematikat iu dolën mbrapsht,” u shpreh ai.

Në fund, Avdyli tha se më 28 dhjetor qytetarët do të japin verdiktin e tyre.

“Me 28 dhjetor është gjyqi i madh, verdikti i qytetarëve,” përfundoi ai.

Tags: GuxoHaxhi AvdyliInfo NataLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoni të Veriut një i kërkuar për vrasje

“Jam kureshtar aq sa ju”, Kurti u përgjigjet gazetarëve për presidentin

“Jam kureshtar aq sa ju”, Kurti u përgjigjet gazetarëve për presidentin

Drama për Presidentin, deputetët e LVV-së heshtin për kandidaturën e Andin Hotit

Drama për Presidentin, deputetët e LVV-së heshtin për kandidaturën e Andin Hotit

​Lushtaku: Me keqardhje po shohim që jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja

Turqia kërkon shmangien e përshkallëzimit pas raketës iraniane drejt hapësirës ajrore turke

Të paktën 1,045 persona të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael

Të paktën 1,045 persona të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael

“Jam kureshtar aq sa ju”, Kurti u përgjigjet gazetarëve për presidentin

“Jam kureshtar aq sa ju”, Kurti u përgjigjet gazetarëve për presidentin

Sistemet e NATO-s neutralizojnë raketën iraniane mbi Turqi

Sistemet e NATO-s neutralizojnë raketën iraniane mbi Turqi

Drama për Presidentin, deputetët e LVV-së heshtin për kandidaturën e Andin Hotit

Drama për Presidentin, deputetët e LVV-së heshtin për kandidaturën e Andin Hotit

​Lushtaku: Me keqardhje po shohim që jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja

​Lushtaku: Me keqardhje po shohim që jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën