TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avdyli i Celjes, e dëshironte përballjen me Dritën

by tëvë1
4 javë ago
0
A A
Avdyli i Celjes, e dëshironte përballjen me Dritën

Milot Avdyli do të ketë ndeshje të veçantë në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.

Avdyli është pjesë e Celjes sllovene, ndërsa të premten në shortin e tërhequr në Nyon të Zvicrës, u mësua se kjo skuadër do të luajë ndaj kampiones në fuqi të Kosovës. 

23-vjeçari Avdyli, që në të kaluarën ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës, iu bashkua Celjes në verën e vitit të kaluar nga Vorskla Poltava e Ukrainës. 

Ai në stinorin vjeshtor ka luajtur rol të rëndësishëm duke regjistruar tetë asistime në 27 paraqitje. 

“Kam dashur që të luajë ndaj Dritës në fazën e ligës, dhe tani ëndrra më është bërë realitet. Ndeshja do të jetë e veçantë për mua pasi do të luajë ndaj një klubi të shtetit tim. Kam disa gjëra të pazgjidhura me Dritën, pasi jam takuar me këtë skuadër dy herë sa isha pjesë e Trepçës dhe kam humbur dy herë”, ka thënë Avdyli duke qeshur, shkruan faqja zyrtare e Celjes të premten. 

Avdyli është zhvilluar si futbollist te shkolla e futbollit Kurda, e më pas luajti te Trepça ’89. Nga Trepça ’89 kaloi tek Aarau në Zvicër, e më pas te Vorskla Poltava. 

“Jam i sigurt se kësaj radhe do të jetë ndryshe. I njoh plot lojtarë të Dritës, ua kam përcjellë edhe ndeshjet evropiane dhe mund të them se ka kualitet në këtë skuadër, por padyshim se është skuadër që mund të mposhtet. Një atmosferë shumë e mirë na pret në Prishtinë, por mendoj se do të jemi në gjendje të adaptohemi. Është mirë për ne që luajmë në ndeshjen kthyese në stadiumin tonë, aty ku e kemi përkrahjen e zjarrtë. Para tyre kemi fituar ndaj AEK-ut të Athinës dhe Legias së Varshavës në fazën e ligës në Ligën e Konferencës dhe në përgjithësi nuk kemi pësuar humbje në shtëpi në këtë garë. Besoj se do të avancojmë tutje”, ka deklaruar Avdyli për faqen zyrtare të klubit slloven.

Celje është lider në kampionatin elitar të Sllovenisë “Prva liga”. Në pozitën e parë, Celje ka 43 pikë pas 18 ndeshjeve, 12 më shumë se Koperi dhe Maribori.

Ndeshja e parë mes Dritës dhe Celjes do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 19 shkurt. 

Dueli kthyes zhvillohet një javë më pas në stadiumin “Z’dezhele”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Futboll, tri ndeshje të enjten në Kupë

Futboll, tri ndeshje të enjten në Kupë

Rusia thotë se do të zbatojë kufizimet bërthamore për sa kohë që edhe SHBA-ja i zbaton ato

Rusia thotë se do të zbatojë kufizimet bërthamore për sa kohë që edhe SHBA-ja i zbaton ato

Gaza: Mbi 72,000 të vdekur dhe një baba që gërmon me duar për të gjetur eshtrat e familjes së tij

Gaza: Mbi 72,000 të vdekur dhe një baba që gërmon me duar për të gjetur eshtrat e familjes së tij

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Lirohen nga detyra u.d i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut dhe zëvendësi i tij

KEK pret rritje të prodhimit të rrymës edhe në muajin shkurt

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Rendi i ditës i seancës konstituive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën