TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avdullahu e Hajdari flasin për vendimin që të luajnë për Kosovën

by tëvë1
3 orë ago
0
A A
Avdullahu e Hajdari flasin për vendimin që të luajnë për Kosovën

Leon Avdullahu e Albian Hajdari kanë garuar kundër njëri-tjetrit në sezonin e kaluar të Superligës së Zvicrës në futboll.

Tani, të dy janë te Hoffenheimi në Bundesligë dhe po ashtu janë bashkëlojtarë te Kosova.

Gazeta e madhe zvicerane, “Blick”, ka bërë një intervistë me dy lojtarët që lanë Zvicrën për të luajtur për Kosovën.

Sipas “Blick”, mesfushori Avdullahu dhe mbrojtësi i qendrës, Hajdari, e kanë bërë gjithë Kosovën të ëndërrojë Kupën e Botës.

Ata fillimisht janë pyetur se sa gjatë e njohin njëri-tjetrin.

“E njohim njëri-tjetrin për shumë vjet, nga akademia e Baselit, ndonëse ishim në grupmosha të ndryshme. Shoqëria u zhvillua kur e kemi bërë praktikën komerciale së bashku në ‘Novartis’ dhe ishim në klasë të njëjtë”, ka treguar 21-vjeçari Avdullahu.

22-vjeçari Hajdari ka theksuar se kanë luajtur së bashku një apo dy herë në ekipin U18 të Baselit, para se ai t’i bashkohej ekipit të parë.

Avdullahu ka theksuar se nuk ka menduar ndonjëherë që do të luajnë së bashku në një ekip të Bundesligës. Ndërkohë Hajdari ka theksuar se për këtë ka menduar së pari në pranverë.

Kur ka dëgjuar që Leon Avdullahu po transferohet në Hoffenheim, i ka thënë menaxherit se edhe ai dëshiron të transferohet te kjo skuadër.

Mesfushori Avdullahu ka thënë se ishte i lumtur kur edhe Hajdari e kompletoi transferimin te Hoffenheimi.

Ai ka theksuar se luan më mirë kur ndihet rehat dhe se për këtë arsye ishte e rëndësishme që të kompletonte përgatitjet te Hoffenheimi.

Avdullahu ka treguar se çka e ka befasuar te Hoffenheimi.

“Është obligative që çdo ditë të shkohet në palestrën me pesha. Nuk isha mësuar me këtë. Nuk është se më pëlqen shumë, por është e rëndësishme dhe e domosdoshme. Po i shoh rezultatet te vetja”, ka thënë mesfushori.

Hajdari ka treguar për komunikimin në fushë me Avdullahun. Ka thënë se ndonjëherë njëri flet në gjermanishten standarde dhe tjetri kërkon të flasin në gjermanishten e Zvicrës.

“Më pas pajtohemi në shqip”, ka thënë Hajdari duke qeshur.

Avdullahu është pyetur për debutimin për Kosovën, në ndeshjen ndaj Zvicrës.

“Kishte shumë presion, por në aspektin pozitiv. Me rezultatin final 4:0 për Zvicrën, dua që ndeshjen ta harroj sa më shpejt. E kam imagjinuar se do të jetë krejtësisht ndryshe. Edhe pse, duke shikuar prapa, mënyra se si humbëm mund të na ketë bërë mirë”, ka thënë Avdullahu.

Hajdari ka pranuar se ka parë më shumë mundësi te Kosova se te Zvicra.

“Kam dashur të shoh dy vendet e mia duke luajtur në stadium dhe ta përkrah Leonin në debutimin e tij. E kam ditur se ‘Nati’ (ekipi nacional i Zvicrës), nuk do të bëjë shumë ndryshime në të ardhmen me këtë formë dhe kam parë më shumë mundësi me Kosovën”, ka thënë mbrojtësi Hajdari.

Avdullahu ka thënë se ishte i fokusuar kur mori vendimin për përfaqësuese.

“Kam lidhje të forta me të dy vendet. Kam dëgjuar zemrën dhe ajo më tha Kosova”, tregon Avdullahu.

Hajdari ka thënë se i ka interesuar vetëm mendimi i njerëzve të afërt. Ai ka pritur që të ketë diskutime për vendimin e tij, pavarësisht cili do të ishte ai.

Gazetarët e “Blick” kanë pyetur dy yjet e Kosovës se çka ka mundur të bëjë federata zvicerane që ata të luanin për Zvicrën në këto kualifikime.

“Asgjë”, është përgjigjur Avdullahu.

“Ndoshta 50 paraqitje për Zvicrën do të ishin reale për mua, por në Kosovë po ashtu mund të kontribuojmë diçka. Mund të ndihmojmë të ndërtohet diçka e bukur në këtë vend të ri. Vendimi ynë duhet të frymëzojë të rinjtë e tjerë kosovarë: bëhu trim dhe merre këtë hap. Leoni dhe unë morëm vendimin dhe ndihemi mirë”, ka thënë Hajdari.

Kosova është fuqishëm në garë për plejofin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Por ka gjasa edhe të kualifikimit direkt.

“Statusi legjendar mund të vijë shpejt, apo jo?”, ka thënë Hajdari duke qeshur. “Jo, nuk kemi fituar ende asgjë dhe nuk ka të bëjë vetëm me ne të dy, por me gjithë ekipin. Diçka po zhvillohet te Kosova, mund të ndihet kjo”, ka thënë mbrojtësi.

“Pritjet janë dhe euforia në vend është enorme. Edhe nëse përfundojmë në vend të dytë dhe kualifikohemi në plejof do të jetë e arritur e madhe”, ka vazhduar mesfushori Leon Avdullahu.

Kosova fillimisht luan me Slloveninë e më pas e pret Zvicrën në Prishtinë. Mund të jetë ndeshje vendimtare për vendin e parë në grup dhe për biletën e Botërorit.

“Fillimisht e kemi ndeshjen me Slloveninë, që është shumë e rëndësishme për vendin e dytë. Që ndeshja me Zvicrën të jetë ‘finale’, duhet që ajo të lëshojë pikë. Ka shumë kombinime. Gjithsesi do të jetë ndeshje e veçantë për ne në shtëpi ndaj Zvicrës”, ka thënë Albian Hajdari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lando Norris triumfon në Brazil

Sonte vendoset kampioni në volejboll

Volejboll, Peja lidere e Superligës

KB Bashkimi gati për sfidën historike

Bashkimi mposht edhe Yllin

Muriqi ia siguron fitoren Mallorcas

Muriqi ia siguron fitoren Mallorcas

Lando Norris triumfon në Brazil

Balotazhi- Qytetarët vendosin sot për kryetarët e 18 komunave

KQZ shpall rezultatet preliminare për 18 komuna

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

Sonte vendoset kampioni në volejboll

Volejboll, Peja lidere e Superligës

“Jemi përballur me refuzime” – LVV-ja i përgjigjet Abdixhikut

VV-ja me 4 fitore në raundin e dytë

Smajl Latifi i AAK-së fiton mandatin e tretë në Rahovec

Smajl Latifi i AAK-së fiton mandatin e tretë në Rahovec

Numërohen mbi 7% të votave në Prishtinë, prin Përparim Rama

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, Përparim Rama i LDK-së fiton

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën