Pas sulmit me armë në objektin e Top Channel, ku si pasojë mbeti i vdekur roja i sigurisë, njohësi i çështjeve politike, Tomor Avdija, tha se edhe vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sulmuar vazhdimisht mediet.
Sipas tij, kryeministri Rama shumë herë ka tentuar t’i shantazhojë mediat, duke krijuar edhe raporte injoruese.
“Vetë Qeveria dhe institucionet në Shqipëri, kanë ndihmuar dhe legjitimuar një masë të madhe të këtij shkatërrimi, duke përfshirë këtu edhe medien e lirë. Tanimë dihet, që edhe vetë kreu i Qeverisë, Edi Rama, është njëri nga akterët kryesorë ku i ka sulmuar vazhdimisht mediat. E në disa raste, jo që ka tentuar vetëm t’i shantazhojë, por edhe të krijojë raporte injoruese. Gazetarët dhe mediet janë të pafajshëm ndaj një dhune e cila vazhdon të jetë dhunë qeveritare shantazhuese, por edhe dhunë e grupeve mafioze”, deklaroi Avdija në emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Avdija po ashtu tha se media sot është shumë e rrezikuar dhe liria e tyre është shumë e cenuar.
Ndërsa, janë ndaluar në Vlorë, 2 persona nga Shkodra lidhur me të shtënat me armë drejt Top Channel./teve1.info/.









