Mandarinat me origjinë nga Shqipëria janë të sigurta për konsum, thonë analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.
Sipas AUV, rezultatet e analizave kanë konfirmuar se vlerat e për mbetjen e pesticideve janë mbi nivelin e lejuar ( MRL) dhe se mandarinat nga Shqipëria janë të sigurta.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar ( MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera. Rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat / kontingjentet në fjale i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria”, thuhet në komunikatë.