TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AUV bllokon formulën e ushqimit, Nestlé po tërheq nga shitja qumështin formulë për fëmijë

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
AUV bllokon formulën e ushqimit, Nestlé po tërheq nga shitja qumështin formulë për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka ndaluar një sasi prej 462 copë formulë ushqimore “Nestle” për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila ishte futur në tregun e Kosovës përmes marketeve “Rossman Kosova”, pasi ishte importuar nga kjo kompani në Shqipëri.

Bllokimi i produktit është bërë për shkak të identifikimit të substancës “Cereulide” në këto produkte ushqimore për fëmijë.

Në njoftimin e shpërndarë për media, AUV sqaron se vendimi është marrë mbi bazën e informacionit të pranuar nga Republika e Shqipërisë, konkretisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ishte njoftuar përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF) lidhur me praninë e kësaj substance në formulën ushqimore me origjinë nga Holanda.

Sipas AUV-së, “është konstatuar se subjekti ‘Rossmann & LALA SH.P.K.’ në Shqipëri ka eksportuar 462 copë të këtij produkti në Republikën e Kosovës për kompaninë ‘Rossmann Kosova’”.

Agjencia thekson se, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, është realizuar bllokimi i menjëhershëm i produktit dhe se në ditët në vijim do të nisë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

AUV gjithashtu thekson se, pavarësisht mungesës së inspektorëve me të cilën po përballet, mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me synim që konsumatorëve në Kosovë t’u garantohet ushqim i sigurt dhe i shëndetshëm.

Nestlé’, kompania më e madhe në botë e mallrave të konsumit ka vendosur të tërheqë nga tregu shqiptar qumështin formulë dhe disa produkte të tjera për fëmijët. Lajmi është dhënë nga marketet “Rossman & Lala”, ku është afishuar një njoftim për klientët dhe prindërit. 

Në njoftim thuhet se produktet e qumështit formulë dyshohet se mund të kenë prani të mikroorganizmit Bacillus cereu. Bacillus cereus është një bakter gram-pozitiv, në formë shufre, aerob ose anaerob fakultativ, që formon spore, dhe gjendet gjerësisht në natyrë, veçanërisht në tokë, pluhur dhe bimësi. Është një shkaktar i zakonshëm i helmimit ushqimor tek njerëzit, për shkak të aftësisë së tij për të prodhuar toksina. Simptomat e para janë të vjella dhe diare. Prindërve që kanë blerë produkte të prekura të BEBA-s u kërkohet gjithashtu për arsye sigurie të ndalojnë për momentin së ushqyeri fëmijët e tyre.

Nuk ka raportime të konfirmuara për efekte që lidhen me konsumin e produkteve të prekura. Megjithatë, si masë paraprake, prodhuesi Nestle ka vendosur të zbatojë tërheqjen e këtij produkti në përputhje me standardet strikte të cilësisë dhe sigurisë që kompania Nestle zbaton. Prindërve që kanë blerë produkte të prekura të BEBA-s u kërkohet gjithashtu për arsye sigurie të ndalojnë për momentin së ushqyeri fëmijët e tyre me to dhe mund ti kthejnë këto produkte në dyqanin ku i kanë blerë, Çmimi i blerjes do të rimbursohet edhe pa faturë.

Tags: AUVHolandandalimi i ushqimit per femijeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën