TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës

by Tëvë1
2 muaj ago
8
A A
Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës

Policia malazeze dhe Prokuroria në Rozhajë janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës ku u dëmtuan objektet e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim nga të shtëna me armë zjarri, raporton Radio Evropa e Lirë.

Njëri  incident kishte ngjarë në korrik të vitit të kaluar e tjetri më 24 gusht të këtij viti, ku në të dyja rastet, Policia dhe Prokuroria dyshojnë se të shtënat janë kryer nga territori i Kosovës.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Rozhajë, Aldin Kallaç.

Qendra e skijimit në ndërtim, e vendosur pranë kufirit kosovaro-malazez në territorin e Rozhajës, po ruhet nga Policia që nga korriku, pas një incidenti ku në objektin e teleferikut u zbuluan vrima plumbash.

Prokuroria e Rozhajës kishte hapur një rast lidhur me këtë ngjarje në fund të gushtit 2024, pas zbulimit të dëmtimeve të reja në teleferik.

Prokuroria i ka kërkuar Policisë të mbledhë prova shtesë, me qëllim nisjen e një hetimi të ri për incidentin e fundit.

“Drejt fundit të gushtit janë vërejtur tri dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit nga armë zjarri. Policia ka ndërmarrë veprime për t’i zbuluar autorët, por rrethanë rënduese mbetet fakti se veprimi është kryer nga territori i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kallaç.

“Përmes institucioneve ndërkombëtare, Policisë së Kosovës i janë dërguar kërkesa për bashkëpunim dhe identifikimin e autorëve. Por, deri tani nuk kemi marrë përgjigje. Pas mbledhjes së të gjitha informacioneve do të hapet rast i plotë”, vijoi Kallaç.

Në anën tjetër, Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha REL-it se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi.

Ai shtoi se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Ndërsa Gazmend Muhaxhiri, ka thënë për këtë medium se mban kontakte me autoritetet lokale në Rozhajë, konkretisht me kryetarin Rahman Husoviq, por se nuk është informuar nga askush për këto dyshime apo për incidentet e ndodhura.

“Tani po e dëgjoj nga ju. Askush nuk më ka kontaktuar, askush nuk ka raportuar asgjë. Kryetarin e Rozhajës e kam parë për herë të fundit në qershor, por nuk kam marrë asnjë ankesë”.

“Para shtatë-tetë ditësh kam qenë në Plavë, mund të më thoshin diçka, por askush nuk më ka thënë asgjë”.

Tags: Mali i ZiPoliciaTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Qorrolli përfaqëson Kosovën në takimin e nivelit të lartë të “Justice Action Coalition” në Madrid

Qorrolli përfaqëson Kosovën në takimin e nivelit të lartë të “Justice Action Coalition” në Madrid

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

“All Star Game 2026” do të jetë SHBA kundër botës, turneu do të luhet mes tre skuadrash

“All Star Game 2026” do të jetë SHBA kundër botës, turneu do të luhet mes tre skuadrash

Trump i kërkon presidentit izraelit të fal Netanyahun

Trump i kërkon presidentit izraelit të fal Netanyahun

Gjermania kontakton zyrtarisht Manuel Neuerin për ta rikthyer në Kombëtare

Gjermania kontakton zyrtarisht Manuel Neuerin për ta rikthyer në Kombëtare

Qorrolli përfaqëson Kosovën në takimin e nivelit të lartë të “Justice Action Coalition” në Madrid

Qorrolli përfaqëson Kosovën në takimin e nivelit të lartë të “Justice Action Coalition” në Madrid

Ministri izraelit i Mbrojtjes njofton mbylljen e Radios së Ushtrisë

Ministri izraelit i Mbrojtjes njofton mbylljen e Radios së Ushtrisë

Kapiteni Rrahmani rikthehet në stërvitje te Kosova, “Dardanët” përgatiten intensivisht për Slloveninë

Kapiteni Rrahmani rikthehet në stërvitje te Kosova, “Dardanët” përgatiten intensivisht për Slloveninë

Diplomatët më të lartë nga vendet e G7 takohen në Kanada

Diplomatët më të lartë nga vendet e G7 takohen në Kanada

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën