Në Hamburg të Gjermanisë, Policia Federale e Krimeve, ka sekuestruar jahtin ku pas hetimeve zbuluan se pronare ishte Gulbakhor Ismailova, motra e Usmanovit.
Policia Gjermane së bashku me Brukselin janë siguruar se sanksionet e BE-së të aplikoheshin edhe ndaj pronares të këtij jahti. Ata kanë konfirmuar se jahti nuk mund të shitet apo të huazohet.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në muajin mars vendosën sanksione ekonomike ndaj Usmanovit, magnat i metaleve, për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.