TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Auditori gjen parregullsi në KQZ: Shpalosje jo e saktë e llogarive të arkëtueshme

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ndahen rreth 30 mijë euro për sigurimin fizik të KQZ-së

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa parregullsi në raportin e auditimit për vitin 2022 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

ZKA ka evidentuar si të gjetura shpalosjen jo të saktë të llogarive të arkëtueshme dhe dobësi në mënaxhimin e pasurisë në KQZ.

KQZ në Pasqyrat Financiare Vjetore (PFV) e vitit 2022 ka shpalosur llogari të arkëtueshme në vlerë prej 29.342 euro.

Kjo vlerë përbëhet nga gjobat e shqiptuara subjekteve politike për shkak të vonesave në dorëzimin e raporteve vjetore, raporteve të fushatave zgjedhore si dhe azhurnimeve të këtyre raporteve.

“Gjatë auditimit kemi vërejtur që llogaria e arkëtueshme e prezantuar në Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF) ishte nënvlerësuar për 1,335.80. Në PVF vlera e paraqitur e llogarisë së arkëtueshme ishte 29,342, ndërsa në regjistrin e llogarive të arkëtueshme ishte 30,677.80 euro”, thuhet në raportin e ZKA-së.

ZKA ka rekomanduar kryetarin e KQZ-së se duhet të sigurojë se llogaritë e arkëtueshme janë të evidentuara saktë dhe me kohë, në mënyrë që në kohën e përgatitjes së PVF-ve për vitin 2023 vlera e tyre të shpaloset saktë.

Sipas Rregullores së Ministrisë së Financave, për Raportim Vjetor Financiar nga Organizatat Buxhetore, Organizatat Buxhetore që mbledhin të hyra, janë të detyruara të mbajnë regjistra të të hyrave të mbledhura dhe shumat e faturuara e të pa arkëtuara. Ndërsa, të arkëtueshmet shpalosen në raportin vjetor financiar në tabelën përkatëse sipas llojit të hyrave, raporton KP.

“Gjatë testimit të pasurisë jo financiare kapitale (mbi 1000-SIMFK) kemi vërejtur se vlera e prezantuar e këtyre pasurive në PVF ishte mbivlerësuar për 104,190€. Kjo ka rrjedhë si rezultat i një pagese për modifikimin e softuerit të QNR-së dhe K-Vote për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e cila është realizuar në vitin 2021 dhe ishte evidentuar gabimisht në regjistrin e pasurive jo financiare – kapitale. Ky shpenzim i takonte kategorisë së mallrave dhe shërbimeve.

Po ashtu te regjistri i pasurisë jo financiare – jo kapitale (sistemin e-pasuria pasurit nën 1000€), ZKA ka evidentuar një pasuri në vlerë 1,584€ në dhjetor të vitit 2022, ndërsa pranimi i pasurisë është bërë në shkurt të 2023.

“Më tej, te regjistri i pasurisë jo financiare – jo kapitale (sistemin e-pasuria pasurit nën 1000€) ishte evidentuar një pasuri me vlerë 1,584€ në dhjetor të vitit 2022, ndërsa pranimi i pasurisë është bërë në shkurt të 2023. Ndërsa, vlera e pasurisë kapitale ishte nënvlerësuar për 1,296€ pasi që një laptop i blerë me 21.07.2022 nuk ishte regjistruar në SIMFK. Kjo kishte ndodhur për shkak të funksionimit jo të mirë të kontrolleve të brendshme dhe mungesës së përgjegjësisë në kryerjen e detyrave nga zyrtarët kompetent”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas auditorit mos regjistrimi i pasurisë në regjistrat përkatës të pasurive jo financiare ndikon në prezantim jo të drejt të pasurive në PVF dhe pamundëson një menaxhim dhe kontroll efektiv mbi pasuritë me rrezikun që pasuritë të humbin apo keqpërdoren.

ZKA rekomandon kryetarin e KQZ-së se duhet të forcojë kontrollet e brendshme në menaxhimin e pasurisë jo financiare kapitale dhe jo kapitale, të rishikoj regjistrin e pasurisë si dhe t’i bëjë korrigjimet e nevojshme për të siguruar që regjistrat e pasurisë të jenë të plotë dhe të saktë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës  

Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës  

Shkodra: Lushtaku duket se nuk ia ka falur Lladrovcit pozicionimin në zgjedhjet në Skenderaj

Shkodra: Lushtaku duket se nuk ia ka falur Lladrovcit pozicionimin në zgjedhjet në Skenderaj

Smajljaj: PDK rrezikon ndarje në bastionin e saj kryesor në Drenas

Smajljaj: PDK rrezikon ndarje në bastionin e saj kryesor në Drenas

Policia zbulon tri baza të kontrabandës me mallra, konfiskohen edhe armë

Policia zbulon tri baza të kontrabandës me mallra, konfiskohen edhe armë

Egnatia e Dinamo kualifikohen, Vllaznia eliminohet

Egnatia e Dinamo kualifikohen, Vllaznia eliminohet

“InfoNata” 31.07.2025

“InfoNata” 31.07.2025

Ballkani kthehet te fitorja, mposht Llapin dhe thellon krizën e tyre

Ballkani barazon në Maltë, avancon tutje

Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Dëshpëron Prishtina, eliminohet nga Larne

Dëshpëron Prishtina, eliminohet nga Larne

Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës  

Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës  

Shkodra: Lushtaku duket se nuk ia ka falur Lladrovcit pozicionimin në zgjedhjet në Skenderaj

Shkodra: Lushtaku duket se nuk ia ka falur Lladrovcit pozicionimin në zgjedhjet në Skenderaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X