Në grafikon shihet se një familje me pesë anëtarë sot i duhet 774 euro për t’i blerë produktet që një vit e gjysmë më parë i blinte me 670 euro.
Ky hulumtim është bazuar në anketën e buxhetit të ekonomive familjare për shpenzimet mesatare mujore të një familje pesë anëtarëshe për konsum.
“Ndryshimi në koston për blerjen e shportës me produkte dhe shërbime të njëjta për një familje pesë anëtarëshe si rrjedhojë e rritjes së çmimeve në Kosovë, Janar 2021 – Qershor 2022”, thuhet në njoftim.