Atletico Madridi ka shfaqur sërish interesim për transferimin e sulmuesit të Mallorcas, Vedat Muriqi.
Por, futbollistin shtatlartë po e sheh si udhëheqës të sulmit të skuadrës për edicionin e ardhshëm 2024/25.
Kështu ka shkruar mediumi spanjoll “Fichajes.net”, ndërsa oferta pritet të bëhet brenda javëve në vazhdim.
Atletico Madridi, sipas këtij mediumi, pritet të ofrojë rreth 20 milionë euro për sulmuesin 29-vjeçar, autorin e 24 golave dhe tetë asistimeve në 61 paraqitje me fanellën e Mallorcas.
Sulmuesi i Kosovës edhe edicionin aktual në La Liga e ka nisur mbarë, duke shënuar tri gola e një asistim.
Të fundit e realizoi kundër Barcelonës, skuadër ndaj së cilës regjistroi edhe asistimin.