Atletico Madridi ka humbur 3:2 në Londër nga Tottenhamit të mërkurën mbrëma, por ka bërë vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e parë në “Wanda Metropolitano” në javën e kaluar, Atletico e fitoi thellë, 5:2.
Mysafirëve iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, i shënuar nga Ademola Lookman, në fillim të ndeshjes.
Tottenhami më pas shënoi për 1:0 me Randal Kolo Muanin në minutën e 30-të.
Por me të nisur pjesa e dytë, për spanjollët shënoi Julian Alvarez, në minutën e 47-të.
Xavi Simons e ktheu epërsinë e vendësve në minutën e 52-të.
Mbrojtësi sllovak, David Hancko, realizoi për 2:2, ndërsa golin e fundit e shënoi Simons përsëri nga pika e bardhë. Ai realizoi për 3:2 në minutën e 90-të.
Rezultati nuk ndryshoi më dhe Atletico avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 7:5.
Atletico Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj Barcelonës. Ndeshja e parë luhet në “Camp Nou”.








