TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së tij

by teve1
1 vit ago
6
A A
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një 33-vjeçar është ekzekutuar brenda automjetit të tij në fshatin Dragoç të Postribës.

Viktima, Ramazan Mataj, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij tip “Benz”.

Banorët e zonës kanë vënë re trupin e pajetë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve nga policia, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe ende nuk janë zbuluar motive të qarta për vrasjen.

Nga burime të sigurta thuhet se viktima është qëlluar me automatik kallashnikov, duke humbur jetën në vend.

Një nga fqinjët ka dëgjuar të shtënat natën e kaluar, por për shkak të pranisë së një lokali dasmash në afërsi, ka menduar se bëhet fjalë për gëzime të dasmorëve, duke mos dyshuar për vrasjen.

Në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit të vrarë me armë zjarri dhe kanë lajmëruar policinë.

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën”, njofton policia.

Për ngjarjen ka folur edhe i ati i viktimës, Fatmir Mataj, i cili ka thënë para policisë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik.  Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”, është shprehu babai i viktimës.

Forca të shumta të rendit janë dërguar në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve./rtsh.al/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Jep dorëheqje Presidenti i Bullgarisë

Jep dorëheqje Presidenti i Bullgarisë

SHBA thotë se do të mbajë bisedime direkte me Iranin; Teherani thotë se do të jenë indirekte

Trump fton Netanyahun të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën