TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Asociacioni nën dritëhijet e Gjykatës Kushtetuese

nga teve1
2 vjet më parë
0
A A
Asociacioni nën dritëhijet e Gjykatës Kushtetuese

Shkruan: Shqiprim Pula

Gjykata Kushtetuese na ka treguar se edhe gjyqtarët e saj (me raste) nuk gjykojnë dhe jo vetëm gjyqtarët e gjykatave të rregullta, të niveleve të tjera në Republikën e Kosovës.

Reklamë

Sot në Kosovë opinionet janë të ndara në “pro” dhe “kundër” për sa u takon ngjarjeve politike, ndërlidhur me aktgjykimet e Gjykatës, për temën mbi “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe” (“Zajednica”).

Prishtina zyrtare e filloi dialogun me Serbinë më 2011 dhe më 19 prill 2013 në Bruksel nënshkroi dokumentin, të shitur në tregun politik vendor si “marrëveshje ndërkombëtare” duke mos respektuar postulatet fundamentale mbi marrëveshjet ndërkombëtare, që ka të bëjë me tekst identik dhe procedurë analoge ndërmjet palëve nënshkruese; e po ashtu, që njëra palë nuk mundet njëanshëm të mungojë apo shtojë ndonjë klauzolë.

Beogradi zyrtar me strategji e kërkoi “Zajednicën” dhe më 2014 e funksionalizoi edhe formacionin “Srpska Lista”. Prishtina zyrtare i pranoi si triumf politik të dialogut! Por, krijoi tregimin e “Kalit të Trojës” pa i vlerësuar thellë ngjarjet me pasoja për të ardhmen.

Gjykata Kushtetuese në shtator 2013 kishte vendosur me Aktgjykim (KO95/13) se nuk i takon asaj dhe se nuk ka juridiksion të shqyrtojë “Marrëveshjen e Brukselit” të prillit të vitit 2013.

Gjykata Kushtetuese në dhjetor 2015 kishte vendosur me Aktgjykim (KO130/15) duke i dhënë vetes juridiksion të shqyrtojë “Marrëveshjen mbi Parimet e Përgjithshme” të gushtit 2015. Pra, kështu, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës jo vetëm se gjykoi me dy standarde të ndryshme, por edhe ka krijuar dyshim mbi gjyqësinë kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese nuk ka gjykuar, por ka vendosur të lejojë themelimin dhe funksionalizimin potencialisht të një Asociacioni/Bashkësie…, kundër frymës së nenit 3 të Kushtetutës, duke krijuar mundësinë që pakica serbe të ketë epërsi kundrejt pakicave të tjera në Republikën e Kosovës. Pra, ka lejuar pabarazinë e pakicave ndërmjet tyre në republikën tonë.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjykuar por ka vendosur të lejojë themelimin dhe funksionalizimin potencialisht të një Asociacioni/Bashkësie… për pakicën serbe, duke mos u mjaftuar me krijimin e dhjetë (10) komunave sipas propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit; duke mundësuar që në rregullimin shtetëror unitar të Kosovës të ketë dy Asociacione të komunave. Po ashtu, Gjykata, ka lejuar veçantinë dhe epërsinë e pakicës serbe edhe në kuptim të organizimit legal dhe shtrirjes organizative.

Gjykata Kushtetuese për temën lidhur me Asociacioni/Bashkësia… për pakicën serbe ka krijuar gjyqësi kushtetuese kundërthënëse, sepse ka shkruar një doktrinë kushtetuese kundërthënëse kur ka nxjerrë dy aktgjykime mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve. Gjykata, me hir apo me pahir, nuk e ka zgjidhur problemin juridik, nuk e ka evituar problemin politik, por na ka lejuar ta jetojmë këtë problem si barrë çdo ditë.

Gjykata Kushtetuese nuk e gjykoi asnjëherë nëse “Marrëveshja e Brukselit” e prillit 2013 është apo jo marrëveshje ndërkombëtare sipas parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare, të kodifikuara në Konventën e Vjenës të 1969-s dhe atë të 1986-s, si dhe Kartës së OKB-së.

Sot Republikës së Kosovës akoma i përshtatet thënia e filozofit skocez Thomas Carlyle: Një politikë e dëshpëruar kërkon drejtësi, ndërkaq një popull i vetëdijesuar të kërkojë demokraci.

Ky shkrim është marrë nga profili i autorit në Facebook.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: Shqiprim Pula
ShareTweet

Postime të ngjashme

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Ferizaj mposht Dritën

Ferizaj mposht Dritën

Llapi nis përgatitjet më 1 korrik, synimi: rikthimi në garë për trofe

Drenica e Llapi ndajnë pikët

Prishtina fiton në Klinë ndaj Dukagjinit

Prishtina fiton në Klinë ndaj Dukagjinit

Malisheva “demolohet” nga Prishtina e Re

Malisheva “demolohet” nga Prishtina e Re

Serbia rrit çmimet për autostradat, ankohen mërgimtarët

Në Merdare arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Vushtrrisë

Vuçiq: Prishtina po përgatit sulm

​Vuçiq paralajmëron “dorën e hekurt” ndaj protestuesve

Prishtina, Prishtina e Re dhe Ferizaj në epërsi pas pjesëve të para

Prishtina, Prishtina e Re dhe Ferizaj në epërsi pas pjesëve të para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X