TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
30 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
30 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Asociacioni konsiderohet barrë e rëndë për Kurtin

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Zgjedhje të parakohshme në Kosovë po paralajmërojnë analistët politik për shkak të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tyre, themelimi ose refuzimi i Asociacionit është barrë e rëndë për kryeministrin, Albin Kurti, andaj në fillim të vitit 2024, mund të priten zgjedhje të parakohshme në vend.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, tha se Asociacioni pritet të bëhet shkas që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të reja në Kosovë. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është në një pozitë tejet të palakmueshme për cilindo veprim që e merr për Asociacionit.

Ai thekson se mosthemelimi i Asociacionit ka alternativë vetëm izolimin e Kosovës, prandaj në bazë të rrethanave të reja duhet të ketë një rilegjitimim politik në vend.

“Asociacioni është shndërruar në një element të patejkalueshëm dhe çdo humbje kohe në realizmin e tij praktik shkon në dëm të qeverisë dhe të shtetit të Kosovës. Kjo nënkupton izolimin, alternativa e mosrealizimit të Asociacionit është izolimi dhe vazhdimi i masave ndëshkuese që janë aktualisht. Kryeministri Kurti është në pozitë të palakueshme sepse përderisa ka qenë krye opozitar ka qenë kundërshtari më i madh i Asociacionit, ndërsa tani si kryeministër është vetëdijesuar se s’ka asnjë mundësi tjetër që të bllokojë procesin, por mund të neglizhojë dhe të humbas kohë”, thekson Muhaxhiri për KP.

Në anën tjetër, edhe njohësi i rrethanave politike, Dritëro Arifi i sheh të mundshme zgjedhjet e reja në Kosovë.

Ai thotë se Kurti e ka delegjitimuar vetveten me pranimin e Asociacionin dhe me themelimin e tij në praktik duhet t’i drejtohet sovranit për legjitimet të ri.

“Unë mendoj se do të krijohen zgjedhje të reja sepse qeveria e ka një problematik, pasi një mënyrë e ka deligjetimuar vetveten me pranimin e Asociacionit. Kjo nuk është gjë e keqe, por tash duhet të kërkojë votën për rilegjitimim dhe jo vetëm qeveria, por duhet të kemi një konsensus shoqëror, pasi këtu edhe partitë opozitare e kanë një pjesë të përgjegjësisë, jo vetëm qeveria. Ky është një problem shoqëror dhe nacional, ku nuk duhet t’i lihet përgjegjësia vetëm qeverisë. Qeveria e ka përgjegjësinë është e vërtet, por duhet të gjejë mekanizmat që të unifikojë faktorin shqiptar dhe shoqëror se si të shkojmë tutje”, thotë ai.

Kurti së fundmi ka ofruar mundësinë që vitin e ardhshëm të shkruajë një draft modern evropian të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Duke iu përgjigjur të dërguarit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili gjatë kësaj jave deklaroi se draft-statuti i Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti ka thënë se ai mund ta shkruajë një draft-statut në bashkëpunim me ministrat Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi.

Kurti në tetor të këtij viti ka pranuar planin nga euro-amerikanët për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi si dhe draft-statutin e Asociacionit, por ka kërkuar nënshkrimin e tyre si garanci për zbatim.

Tags: albin kurtiAsociacionizgjedhjet e parakohshme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: Hipokrizi të mblidhemi në orën 22:00, kur dihet rezultati

Bajrami: Hipokrizi të mblidhemi në orën 22:00, kur dihet rezultati

Dështon edhe tentativa e 53-të, edhe një përpjekje në mbrëmje

Dështon edhe tentativa e 53-të, edhe një përpjekje në mbrëmje

Zemaj thotë se nuk pret që Kosova të ketë institucione as pas dy jave

Zemaj thotë se nuk pret që Kosova të ketë institucione as pas dy jave

Murati: Qëllimi i Vetëvendosjes nuk është që të shkojë në zgjedhje

Murati: S’është problem sigurimi i votave për të kaluar ngërçin, duhet vetëm vullnet politik

Sancho shumë shpejt zyrtarizohet te Juventusi

Sancho shumë shpejt zyrtarizohet te Juventusi

Eris Abedini shkëlqen në Zvicër – tashmë kapiten i Xamaxit

Eris Abedini shkëlqen në Zvicër – tashmë kapiten i Xamaxit

Murati: Qëllimi i Vetëvendosjes nuk është që të shkojë në zgjedhje

Murati: S’është problem sigurimi i votave për të kaluar ngërçin, duhet vetëm vullnet politik

Kadrijaj: Do të angazhohemi për zgjedhjet lokale, s’kemi çka të vijmë në Kuvend

Kadrijaj: Do të angazhohemi për zgjedhjet lokale, s’kemi çka të vijmë në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X