Gjatë javës së ardhshme, Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka paralajmëruar se do të bëjë padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Shkak i kësaj padie, është nënshkrimi i kontratave kolektive pa konsultim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se janë kundër formës së zbatimit të këtyre kontratave, pasi të njëjtat po shfrytëzojnë mjetet financiare të komunave, kur palë nënshkruese janë institucionet qendrore.
Ibrahimi thotë se për këto padi, ministritë përkatëse kanë qenë në dijeni qe 1 muaj, mirëpo nuk kanë ofruar bashkëpunim.
Ai tregon se si komunave iu kanë bllokuar xhirollogaritë si pasojë e borxheve nga këto kontrata të nënshkruara.
Në anën tjetër, Tëvë1 ka kërkuar detaje shtesë lidhur me këtë edhe nga Qeveria, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe gjatë se shtunës, i pari i qeverisë, Albin Kurti është takuar me kryetarët e komunave të vendit, ku temë diskutimi kanë qenë të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe investimet.
Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi