TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Asnjëra parti s’i pati 61 vota – Presidentja kërkon zgjidhje pa zgjedhje

by Venhar Isufi
1 muaj ago
1 0
A A

I pari që erdhi në takim në presidencë ishte kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas tij, erdhën edhe krerët e partive tjera politike në vend që iu përgjigjën ftesës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani të premten për te diskutuar rreth situatës politike në vend.

Diskutimi i cili zgjati rreth dy orë u bë larg syrit të medieve.

E pasi përfundoi takimi për në qeveri me nguti u nis kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndërsa, se çfarë kishin diskutuar brenda tregoi në foltore shefja e shtetit, Vjosa Osmani.

Ajo tha që me partitë është diskutuar rreth situatës në të cilën gjendet vendi pas dështimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për ta formuar qeverinë.

Osmani tha që nuk ka parë unitet tek paritë për të gjetur një gjuhë të përbashkët për formimin e qeverisë së re dhe zgjidhur çështjen e buxhetit.

Megjithatë, presidentja  theksoi se synon të shmang zgjedhjet e reja

Presidentja theksoi që deri më 5 nëntor, do të vendos nëse do të shpallë zgjedhje apo do ta mandatojë mandatarin e dytë për formimin e qeverisë.

Veçse para kësaj date do ta takojë edhe një herë kryeministrin në detyrë, me kërkesë të tij.

Osmani, këtu foli edhe për çështjen e buxhetit.

“Kërkova një rrugë me dakordim të partive për procedim të buxhetit dhe Planit të Rritjes. Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit, por unë propozova që të shikojmë mundësi të tjera kushtetuese që është zgjatja buxhetore që së paku deri më 31 mars 2026 qytetarët të mos përballem me situatë ku nuk kanë paga dhe mirëqenie. Kjo çështje nga disa u shqyrtua, do të jem në kontakt me partitë nëse ekziston një mundësi e tillë”, deklaroi ajo.

Tutje, Osmani ka theksuar se në takim është përmendur nga disa parti edhe çështja e zgjedhjes së presidentit.

“Kjo çështje është ngritur nga disa prej pjesëmarrësve për të paralajmëruar një situatë që mund të përballemi si vend. Ta zëmë ka zgjedhje në dhjetor, pastaj merr disa muaj kohë deri t’i kemi institucionet, dhe pastaj sapo ta kemi një qeveri, menjëherë në mungesë kuorumi prej 2/3 menjëherë vendi shkon në zgjedhje të reja për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit. Një situatë e tillë u përmend, për të paralajmëruar se mund të kemi dy palë zgjedhje në 3-4 muajt në vijim që është situatë e rëndë jo vetëm për KQZ, por edhe si situatë ku qytetarët për periudhë të gjatë të  mos i kenë institucionet”.

Të vendosur për zgjedhje, pasi thanë se askush nuk i ka numrat për shumicën u panë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet si opsion të vetëm i panë edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thanë që 7 ose 14 dhjetori mund të jenë data opsionale për zgjedhje të reja nacionale.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Kosovë më 9 shkurt të vitit 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

​Mbledhja e KQZ-së, merren këto vendime

AAK: Situata aktuale alarmante, zgjedhjet të domosdoshme

Lista e kandidatëve për deputetë nga AAK

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Vetëm gjashtë subjekte kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

​Mbledhja e KQZ-së, merren këto vendime

AAK: Situata aktuale alarmante, zgjedhjet të domosdoshme

Lista e kandidatëve për deputetë nga AAK

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi mposht edhe Trepçën

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu

Clinton: Strategjia e re e sigurisë kombëtare përmban “përçarje të panevojshme” me partnerët

Clinton: Strategjia e re e sigurisë kombëtare përmban “përçarje të panevojshme” me partnerët

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Vetëm gjashtë subjekte kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën