TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Asnjë serbë i dënuar për dhunim seksual gjatë vitit të kaluar

nga tëvë1
8 Janar, 2023
0
A A
Asnjë serbë i dënuar për dhunim seksual gjatë vitit të kaluar

Prokuroria Speciale është duke hetuar 64 raste të dhunimeve seksuale. Ndërkaq, vitin që shkoi mbi 200 të mbijetuar të dhunës seksuale, kanë deponuar historitë e tyre pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Vitin që shkoi, nuk është dënuar asnjë serbë për dhunime seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tregon se Gjykata Themelore në Prishtinë edhe një herë ka rikonfimuar dënimin për Zoran Vukotiq.

“Deri më tani vetëm një rast fatkeqësisht ka arritur të kalojë në kanalet e drejtësisë dhe tani më ky rast është i njohur për publikun kosovarë. Pra, është rasti i Zoran Vukotiqit, ku rasti është kthyer në rigjykim fatkeqësisht, mirëpo edhe një herë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rikonfirmuar dënimin, me dhjetë vjet burg. Vendim ky, për neve nuk është i kënaqshëm, as për personin në fjalë që ka dëshmuar për këtë krim dhe e ka përjetuar këtë krim. Megjithatë, fakti që ka rikonfirmuar është një lloj shprese edhe për mbijetuarit e tjerë që mund të vihet drejtësia në vend”, shprehet Rushiti.

Prokurorja speciale, Drita Hajdari thotë se aktualisht janë mbi 60 raste që hetojnë dhunimet seksuale të grave e burrave nga Kosova.

“Sa i përket dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, ne për momentin i kemi gjithsejtë 64 raste, në mesin e të cilëve ka edhe disa burra të paraqitur si viktima të dhunës seksuale. Në të gjitha rastet, duke përfshirë edhe këto raste të dhunës seksuale, ne jemi në gjendje dhe kemi mundësi që të ngrisim aktakuzën kur e gjejmë, sigurojmë praninë fizike të të akuzuarit. Përndryshe, deri sa nuk kemi pasur Ligjin për Gjykimin në Mungesë, e vetmja mundësi e jona ka qenë që të grumbullojmë provat, që të dokumentojmë krimin edhe që të pezullojmë procedurën. Në pritje të të gjetjes të akuzuarve përmes letër shkrimeve ndërkombëtare”, shprehet Hajdari.

Rreth 1900 burra e gra kanë deponuar historinë e tyre të dhimbshme pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës. Kryetarja e komisionit, Leonora Selmani, tregon se sa është numri i të mbijetuarve që kanë filluar të marrin benefitet nga shteti.

“Sipas shifrave dhe aplikimeve që tek neve kanë aplikuar në total 1846 raste, që kanë aplikuar deri më sot, që i bie prej vitit 2018 e tutje. Janë të aprovuara 1391, ndërkaq të tjerat konsiderohen që janë në pritje për intervistë, disa në shqyrtim e sipër dhe po besojmë që deri në fund të mandatit këto së paku do të shqyrtohen dhe të shohim se çka do të bëhet mandej me vazhdimin e aplikimit. Sepse siç dihet afati për aplikim për viktimat e dhunës seksuale, pa marrë parasysh gjinisë është deri në shkurt të vitit 2023, sepse kështu e ka përcaktuar ligji me të cilin është njohur kjo e drejtë”, deklaron ajo.

Numri më i madh i aplikimeve është regjistruar në vitin 2018, kur edhe ka filluar punën ky komision me mandat pesë-vjeçar. Me vendim qeveritar, mandati është zgjatur edhe për tri vjet të tjera.

“Deri tani (gjatë vitit 2022) janë 224 raste që kanë aplikuar. Kemi prej rasteve që kanë aplikuar dhe që u është njohur statusi, kemi edhe nga gjinia femërore edhe nga gjinia mashkullore, sepse viktimat kanë qenë të të dy gjinive, ka pasur edhe të mitura fëmijë dhe të rritura. Dihet se ky krim nuk njeh moshë dhe armiku po ashtu nuk ka njohur moshë. Prej femrave janë të aprovuara 1323, ndërsa meshkuj janë 67 deri më sot. Tjerat janë në proces, sepse ka ende që janë në proces edhe prej gjinisë femërore dhe aty mashkullore. Aktualisht të pahapura fare që presin të shqyrtohen janë edhe 49 aplikime, të cilat po shpresoj që edhe këto shumë shpejt ta marrin përgjigjen e duhur”, njofton Selmani.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti vitin 2022 e konsideron të dokumentimit, meqë siç thotë ajo, çdo ditë historitë e luftës treten.

“Këtë vit ne i kemi dhënë shumë rëndësi dokumentimit, i cili ka filluar në vitin 2019, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Zvicrane, por edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane në partneritet me tri organizatat e licencuara. E kemi quajtur vit të dokumentimit për faktin se mendojmë që pa dokumentim të mirëfilltë, pa dokumentim të së vërtetës, historitë çdo ditë treten edhe nuk janë prezent me ne, narrativat e luftës përfundojnë të pa dokumentuara dhe fatkeqësisht ne nuk do të jemi në gjendje që të lëjmë prapa se çfarë ka ndodhur në periudhën e vitit ‘99”, shton ajo.

Në korrik të vitit 2021, për herë të parë nga institucionet vendore ishte dënuar Zoran Vukotiq për kryerjen e krimit të dhunimit seksual. Ndërkaq, rreth 20 mijë gra e burra janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë nga kriminelët serbë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Petrol Company është ndryshe në tregun e derivateve?

Pse Petrol Company është ndryshe në tregun e derivateve?

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Zjarri përfshiu objektin, reagon kompania IPKO: Po bëhen vlerësime për ta ditur shkakun e zjarrit

Ka filluar ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, pjesëmarrës janë krerët e shtetit

Salah ndërpret pushimet pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës, rikthehet më herët në Angli

Salah ndërpret pushimet pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës, rikthehet më herët në Angli

Milani prezanton blerjen e parë zyrtare, mesfushorin e Torinos Samuele Ricci

Milani prezanton blerjen e parë zyrtare, mesfushorin e Torinos Samuele Ricci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X