TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asnjë lëvizje për byzylykë që ndjekin kriminelët, ndonëse në vitin 2022 u premtua ndarja e buxhetit

Ligji për Mbikëqyrje Elektronike ekziston që nga viti 2015, e në fund të vitit 2022, u premtua ndarja e buxhetit për blerjen e mjeteve që mundësojnë zbatimin e këtij ligji. Mirëpo, ende nuk ka asnjë lëvizje.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Asnjë lëvizje për byzylykë që ndjekin kriminelët, ndonëse në vitin 2022 u premtua ndarja e buxhetit

Vrasja e Hamide Magashit në oborr të QKUK, kishte tronditur shoqërinë kosovare.

Ajo u privua nga jeta nga ish bashkëshorti i saj, megjithëse kishte urdhër mbrojtje nga ai.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, kishte thënë se do të ndanin buxhet prej 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike, duke blerë bylyzykë.
Por, një gjë e tillë, afro pas dy vitesh nuk është realizuar.

Madje, përgjegjësinë për furnizimet me mjete që mundësojnë mbikëqyrjen elektronike, ia la Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporton Tëvë 1.

Por, as ky dikaster, ani pse u tha që brenda një muaji do nënshkruhej kontrata, nuk ka hapur tender akoma.

Krejt kjo, po shihet si largim i përgjegjësive ministrore.

“Ikja e përgjegjësisë së Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë në zbatimin e ligjit për mbikëqyrje elektronike. Ne e kemi këtë ligj nga vit 2015 dhe nuk është i zbatueshëm. Ky ligj i dedikohet kryesisht viktimave të dhunës në familje dhe personave që janë të dënuar me arrest shtëpiak, dhe qeveria nuk ka ndarë mjete financiare për zbatimin e këtij ligji”, thotë për Tëvë 1, Anton Nrecaj nga Instituti Clard.

Vlerësohet se ka pasur hapësirë që përgjatë këtij mandati qeverisës, ta funksionalizojnë ligjin ekzistues sa i përket mbikëqyrjes elektronike.

“Ka pasur mundësi që gjatë këtyre tre viteve ta realizojë këtë, pasi që baza ligjore ekziston. Fakti që Ministria e Drejtësisë dëshiron ta arsyetojë dështimin e saj në vonesën për realizimin e mbikëqyrjes elektronike për të paraburgosurit në faza paraprake të procedurës penale, dhe t’ia vë fajin apo t’ia delegojë Ministrisë së Punëve të Brendshme, është vetëm një lloj tendence për justifikim”, thotw avokati Asdren Bytyqi.

Ky ligj zbatohet për mbikëqyrjen elektronike të personave, ndaj të cilëve me vendim të gjykatës janë vendosur masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit, dhe urdhrat mbrojtës ose të mbrojtjes emergjente, të parashikuar me Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha nga Drenasi thotë se vota është përgjegjësi

Hoxha nga Drenasi thotë se vota është përgjegjësi

Procesi zgjedhor në veri dhe situata në Bërnjak

Procesi zgjedhor në veri dhe situata në Bërnjak

Ceraviku i Klinës me tre kandidatë për kryetar komune

Ceraviku i Klinës me tre kandidatë për kryetar komune

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Kosova mbanë stërvitjen e fundit, mungon Rexhbeçaj

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Messi shkëlqen sërish në fitoren e Miamit

Serbia vajton humbjen nga Shqipëria

Serbia vajton humbjen nga Shqipëria

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën