TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Asnjë interesim nga institucionet për grevistët, Azemi: Ta kisha emrin Jovan ose Stojan, deri tash më kishin thirr

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Asnjë interesim nga institucionet për grevistët, Azemi: Ta kisha emrin Jovan ose Stojan, deri tash më kishin thirr

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat në Kosovë, Jusuf Azemi, tha se tash e tri ditë prej se janë futur në grevë mbi 250 punonjës të sigurimit dhe mirëmbajtjes në UP dhe QS, asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk janë interesuar për kërkesat e tyre, raporton teve1.info

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Azemi tha se kërkesës së punëtorëve për rritje të pagës në 400 euro, deri më tani nuk iu ka përgjigjur askush nga institucionet përgjegjëse të Kosovës, qoftë Rektorati i UP-së apo Ministria e Financave.

Reklamë

Azemi tha se po ta kishte emrin Jovan apo Stojan, duke aluduar që nëse do t’i përkiste komunitetit serb në Kosovë, do të ftohej nga përfaqësuesit e Qeverisë për t’u informuar me kërkesat e tyre.

“Ta kisha emrin Jovan ose Stojan deri tash më kishin thirr, nuk kemi përgjigje as ftesë nga askush prej institucioneve”, u shpreh Azemi.

Megjithatë, ai shtoi se do të dialogoj me të gjithë përgjegjësit për marrëveshje për të dalë nga greva, por tha se e vetmja çështje që nuk dialogohet është paga prej 400 eurove, sa po kërkojnë punëtorët.

“Ne u kemi thënë ulemi, bisedojmë. Kompromis te paga mos kërkoni sepse nuk ka”, u shpreh Azemi.

Kryesindikalisti i sektorit privat në Kosovë, Jusuf Azemi, foli edhe për zëvendësimin e punonjësve të pastrimit dhe sigurimit fizik në Qendrën e Studentëve, ku kompania kontraktuese në ditën e dytë të grevës i ka dërguar punonjësit e rinj për ti zëvendësuar me grevistët.

Sipas Azemit, kompania në fjalë ka tentuar që me 3-4 punëtorë të kryej shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes, derisa shtoi se një gjë të tillë e sanksionon Ligji mbi Grevën.

“Është tentuar që me 3-4 punëtorë të kryejnë shërbime të cilat i kanë kryer këta punëtor po ligi mbi grevat e sanksionon shumë mirë që derisa punëtorët janë në grevë askush nuk guxon të bëjë veprime të tilla”, u shpreh Azemi.

Ai madje shtoi se ka qenë në konvikte, i ka fotografuar punëtorët e rinj dhe nëse i kërkohen prej Inspektoratit të Punës, ato dëshmi do t’ia ofroj.

Azemi tha se tashmë është caktuar edhe inspektori i Punës i cili do të merret me këtë çështje dhe tha se shpreson që deri ditën e hënë do të ketë një raport nga inspektorati i Punës.

Nëse nuk plotësohen kërkesat e grevistëve, Azemi tha se do të dorëhiqen të gjithë punëtorët.

Grevën e tyre me kërkesë rritjen e pagës Azemi tha se e ka mbështetur edhe Sindikata e Universitetit të Prishtinës dhe një grup i studentëve të Qendrës së Studentëve të cilët e kanë nënshkruar një peticion për këtë çështje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës, refuzon Zvicrën

Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës, refuzon Zvicrën

​Parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 30°C, moti për nesër

“Info Nata” – 25.08.2025

“Info Nata” – 25.08.2025

Liverpooli fiton lojën e tensionuar e me shumë rivalitet ndaj Newcastle Utd

Liverpooli fiton lojën e tensionuar e me shumë rivalitet ndaj Newcastle Utd

​Parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 30°C, moti për nesër

“Matrix”- 25.08.2025

“Matrix”- 25.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X