Pas Real Betisit, mesfushori Kristjan Asllani ka refuzuar edhe një skuadër tjetër, por këtë herë nga kampionati i Italisë.
Bëhet fjalë për Sassuolon, ekip që është rikthyer në Serie A për sezonin 2025/26.
Thuhet se Sassuolo ka kontaktuar Interin në lidhje me Asllanin, të cilin tashmë e ka nxjerrë në shitje por mesfushori ka refuzuar kalimin te kjo skuadër.
Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christian Chivu, megjithatë po u reziston ofertave të klubeve tjerë për shkak se nuk dëshiron largimin.
Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa interesim për transferimin e tij kanë shprehur edhe Parma, Fiorentina e Bologna.
Për kartonin e Asllanit, Interi po kërkon të paktën 20 milionë euro.