TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Asllani është Modric i ri, shumë shpejt titullar i Inter!”, Duka flet për talentin kuqezi dhe të ardhmen e futbollit shqiptar

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
“Asllani është Modric i ri, shumë shpejt titullar i Inter!”, Duka flet për talentin kuqezi dhe të ardhmen e futbollit shqiptar

Kristjan Asllani është në qendër të vëmendjes pas një sezoni të shkëlqyer me Empolin, duke kulmuar me transferimin e bujshëm tek Interi. Talenti shqiptar ka pasur një rritje të menjëhershme, duke u kthyer në një nga lojtarët e rinj më të përfolur në skenën e madhe të futbollit italian dhe jo vetëm.

Për të folur për Asllanin, uebsajti italian “L’Interista” ka intervistuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili ka vlerësuar cilësitë e mesfushorit shqiptar dhe ka shprehur bindjen se shumë shpejt ai do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit elitar italian.

Gjithashtu, Presidenti Duka ka folur edhe për zhvillimin e futbollit shqiptar, projektet e iniciuara nga FSHF, bashkëpunimin me stafin e trajnerit apo edhe për situatën e Marash Kumbullës te Roma dhe si e sheh të ardhmen e tij.

– President, si e shihni Asllanin tek Interi në rolin e zëvendësuesit të Brozovic?

– Dua ta nis duke thënë se Brozovic është një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore. Të gjithë e dinë tashmë vlerën e tij, ai ka luajtur edhe një finale të Kupës së Botës, është një lojtar i afirmuar ndërkombëtarisht, me pak fjalë ai është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim. Megjithatë, e thënë kjo….

– Megjithatë?

– Kristjan është një futbollist i perspektivës, shpresoj shumë dhe jam i bindur që do të konkurrojë me Brozovic për një pozicion si titullar. Dhe në të ardhmen – mendoj shumë shpejt – kur të fitojë një vend të rregullt në 11-shin e Interit, ai do të jetë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në nivel botëror. Besoj se gjatë sezonit ai do të ketë shanset e tij: duke punuar shumë do të jetë në gjendje të fitojë vendin e tij.

– Pra, a jeni dakord me shumë shokë të tij të skuadrës dhe opinionistë që e shohin atë si një “top-lojtarin” e ardhshëm?

– Ai është ende shumë i ri, por ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar tashmë me Empolin. Siç e thashë edhe më parë, besoj dhe jam i bindur se me cilësitë që ka ai mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm në botë. Më lejoni të bëjë një krahasim…

– Patjetër.

– Ashtu siç e shoh unë, ai mund të jetë Luka Modric i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi të larta teknike, vendosmërinë e duhur dhe karakter të fortë. Falë këtij karakteri ai mund të arrijë shumë lart dhe të bëjë gjëra të mëdha.

– Keni ndonjë këshillë për të?

– Për të do të jetë shumë e rëndësishme të qëndrojë me këmbë në tokë, të punojë shumë dhe me përulësi. Objektivi i tij i parë, natyrisht, është të fitojë pozicionin e titullarit në skuadrën zikaltër dhe të mos jetë thjeshtë zëvendësuesi i Brozovic.

– Cilat janë pritshmëritë e tij në Shqipëri?

– Tifozët shqiptarë tashmë i njohin cilësitë e tij, e kanë ndjekur prej kohësh dhe e pëlqejnë shumë. Që kur dolën lajmet e para për transferimin e mundshëm të Asllanit tek Interi, të gjithë e prisnin me ankth lajmin e mirë.

– Nga ana tjetër, jo shumë lojtarë shqiptarë e kanë veshur këtë fanellë në të kaluarën…

– Pikërisht, shumë pak shqiptarë kanë luajtur me Interin. I fundit që luajti me ekipin e parë ishte Rey Manaj. Tani po presim ta shohim në aksion me fanellën zikaltër, të gjithë jemi të emocionuar: në Shqipëri besoj se edhe tifozët e Milanit tani do të bëjnë tifo për Interin prej Asllanit (qesh). Mendoj se nuk ka arsye më të madhe krenarie për ne sesa të shohim një shqiptar duke luajtur në radhët e një klubi të madh dhe historik siç është Interi.

– Asllani është produkti më i fundit i futbollit shqiptar. Mund të na tregoni për punën që ka bërë Shqipëria me Edy Rejën dhe stafin e saj për t’u rritur në vitet e fundit?

– Sigurisht me Edoardo Rejën në krye si trajner jemi rritur si ekip, jemi fokusuar shumë te të rinjtë duke punuar shumë me ta dhe kemi ndërtuar një projekt në shumë dimensione për rritjen e futbollit shqiptar. Pastaj ka aspekte të tjera.

– Më konkretisht?

– Përgatitja shumë e detajuar fizike e lojtarëve, aspekti mjekësor, video-analiza. Së bashku me stafin e trajnerit Reja – i cili vepron edhe si supervizor në këtë rast – kemi krijuar departamente në Federatën e Shqiptare të Futbollit për të zhvilluar këto projekte dhe për të patur një rritje të qëndrueshme të futbollit shqiptar.

– Cilat janë qëllimet tuaja të ardhshme?

– Të arrijmë vendin e parë të grupit në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe të kualifikohemi për në fazën finale të Euro 2024. Të gjithë së bashku besojmë fort se mund t’i arrijmë këto qëllime.

– Ka gjithmonë shumë futbollistë shqiptarë në Serinë A: mendoni se numri do të rritet edhe më shumë në vitet në vijim?

– Aktualisht kemi mbi 10 mijë futbollistë shqiptarë që luajnë në të gjitha nivelet e futbollit italian nga mosha U-7 deri në moshën U-19 dhe janë me qindra të rinj shqiptarë, të cilët i kemi monitoruar dhe përzgjedhur përmes skautëve tanë dhe strukturave tona në Itali, që kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i përfshijnë në listat e ekipeve kombëtare shqiptare U-15, U-17 dhe U-19. Nisur nga kjo situatë, në vitet e ardhshme do të ketë qindra prej tyre që do të mund të luajnë në Serie A.

– Kumbulla është në qendër të zërave të merkatos së futbollit: i rekomandoni që të qëndrojë me Romën?

– Për Kumbullën tani është shumë e rëndësishme të luajë me klubin. Zgjedhja i takon lojtarit, por nëse do të më duhej të jepja një mendim, do ta këshilloja që të qëndronte me Romën, sepse mendoj se ai ka të gjitha cilësitë e duhura për të luajtur si titullar dhe për të bindur Mourinhon për vlerat e tij.

– Po nëse ai do të zgjidhte një klub tjetër në Itali, ku do të kishte më shumë hapësira për të luajtur?

– Do të ishte ende një zgjedhje e respektueshme. E rëndësishme është që ai të ketë minuta në dispozicion: ai ka cilësitë për të luajtur për Romën, por edhe në çdo klub tjetër të madh. Tashmë ai e ka treguar vlerën e tij në futbollin ndërkombëtar. Mjafton të kujtojmë ndeshjen e vitit të kaluar Shqipëri-Poloni: ai mori shumë vlerësime pozitive nga ekspertët e futbollit dhe nga UEFA për paraqitjen e tij dhe u zgjodh si një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke neutralizuar një farë Lewandowski.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Testi i parë për Giressen, Kosova ballafaqohet me Burkina Fason në “Fadil Vokrri”

Prishtina – Larne, formacionet zyrtare

Atletico pas Raspadorit

Atletico pas Raspadorit

Kartoni në ndeshjen hapëse të Premier League e fut në telashe, Paqueta në hetim për baste

Paqueta shpallet i pafajshëm për akuzat rreth basteve

“Audi” dhe “Revolut” bashkojnë forcat në Formula 1

Me çmimin “Isa Boletini”, Zveçani shpall “qytetar nderi” Veton Elshanin

Me çmimin “Isa Boletini”, Zveçani shpall “qytetar nderi” Veton Elshanin

 Vazhdojnë punimet në rehabilitimin e Ibër lepencit

 Vazhdojnë punimet në rehabilitimin e Ibër lepencit

Serbia e dështon takimin e përbashkët për të pagjeturit

Kosova insiston në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Kosova kundërshton provat e Serbisë në Speciale

Vrasja e tre civilëve shqiptarë, 15 vite burgim për Pleskoviq

Vrasja e tre civilëve shqiptarë, 15 vite burgim për Pleskoviq

Rasti i rezervave shtetërore- Hajdari intervistohet në prokurori, mbrohet në heshtje

Rasti i rezervave shtetërore- Hajdari intervistohet në prokurori, mbrohet në heshtje

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në një vilë në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X