TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asllani e Bajrami paralajmërojnë Anglinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Asllani e Bajrami paralajmërojnë Anglinë

Mesfushorët e Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani e Nedim Bajrami ishin të pranishëm në konferencën e së martës për të folur për duelet e këtij muaji.

Shqipëria do të përballet me Anglinë dhe Andorrën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Shqipëria, të hënën ka nisur grumbullimin kurse Asllani theksoi se po përgatiten mirë dhe do të japin maksimumin për të marrë rezultate të mira në të dyja ndeshjet.

Megjithatë, mesfushori i Interit, Asllani ka pranuar se fokusi i Shqipërisë tani për tani është te ndeshja me Anglinë, e cila do të luhet të premten mbrëma në Londër.

“Janë skuadër shumë e fortë, janë një ekip fizik. Kanë lojtarë shumë teknik dhe i njohim shumë mirë. Besoj se nuk duhet të mendojmë shumë, por të luajmë me shpirt e zemër. Të mos shkojmë atje si turist se gjithmonë kur të hyjmë në fushë të hyjmë për fitore. E dimë që është e vështirë, por do të punojmë edhe këto 2-3 ditë për të bërë mirë”, ka thënë Asllani.

Ndërkohë, Bajrami që po bën karrierë te Rangersi në Skoci, ka insistuar se Kombëtarja e Shqipërisë mund ta përballoj Anglinë, që vlerësohet favorite.

Bajrami ka thënë se me rikthimin e sulmuesit Armando Broja, Shqipëria është e kompletuar dhe gati për një ndeshje të tillë.

“Anglia luan shumë fort, por të gjithë çunat janë gati. Me rikthimin e Brojhës jemi më shumë se kurrë gati. Ne e dimë se çfarë kundërshtari është Anglia dhe trajneri e di mirë gjithashtu, kështu që do të përgatitemi sa më mirë”, është shprehur Bajrami.

Tri ditë pas ndeshjes në “Wembley” me Anglinë, Shqipëria në Tiranë e pret Andorrën në kuadër të Grupit K kualifikues, të cilin e përbëjnë edhe Serbia e Letonia.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sahiti flet për synimet e Kosovës në ndeshjet vendimtare, mungesat në mbrojtje dhe situatën e Zhegrovës

Sahiti flet për synimet e Kosovës në ndeshjet vendimtare, mungesat në mbrojtje dhe situatën e Zhegrovës

Manchester United shkarkon trajnerin Michael Carrick

Manchester United shkarkon trajnerin Michael Carrick

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica në janar largohet nga Beshiktashi

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Lecce i gëzohet kthimit të Berishës, gati për Lazion

“Mesditë”- 12.11.2026

“Mesditë”- 12.11.2026

Sveçla: 189 milionë euro investime në armatim, uniforma dhe pajisje për Policinë

Sveçla: 189 milionë euro investime në armatim, uniforma dhe pajisje për Policinë

Sulmi izraelit ndaj një spitali në Gaza lë gjashtë persona të vrarë

Sulmi izraelit ndaj një spitali në Gaza lë gjashtë persona të vrarë

IPK organizon konferencën ndërkombëtare për zhvillimin profesional të mësimdhënësve

IPK organizon konferencën ndërkombëtare për zhvillimin profesional të mësimdhënësve

​Rrustem Mustafa insiston në marrëveshje politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

​Rrustem Mustafa insiston në marrëveshje politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

Konflikti për pronën në Gjakovë, dyshohet se vëllai qëlloi me AK-47 vëllain dhe kushëririn

Konflikti për pronën në Gjakovë, dyshohet se vëllai qëlloi me AK-47 vëllain dhe kushëririn

Kuvendi miraton mocionin e PDK-së për Ligjin e Speciales, përfshihet në rendin e ditës

Kuvendi miraton mocionin e PDK-së për Ligjin e Speciales, përfshihet në rendin e ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën