TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ASK mban takim përmbyllës për regjistrimin e popullsisë, merr pjesë edhe Kurti

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
ASK mban takim përmbyllës për regjistrimin e popullsisë, merr pjesë edhe Kurti

Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është mbajtur takimi përmbyllës për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, pjesë e të cilit ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe përfaqësues nga UNFPA dhe UNDP.

ASK-ja me këtë rast ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që me pjesëmarrjen e tyre gjatë këtyre javëve bashkëpunuan afër me regjistruesit për një projekt të tillë madhor dhe të rëndësishëm për Kosovën.

“Një falënderim i veçantë dhe meritor për regjistruesit dhe mbikëqyrësit për punën e tyre si persona kontaktues me qytetarët, përfaqësuesit nga komunat e Kosovës, Komisionin Qendror të Regjistrimit, grupin punues për siguri kibernetike, Policinë e Kosovës, institucionet e tjera qeveritare dhe jo qeveritare, partitë politike pa dallim që mbështetën projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Qeverinë e Kosovës, Kuvendin e Kosovës dhe Zyrën e Presidencës. Mbështetje ofruan edhe institucionet ndërkombëtare përfshirë: Eurostat, UNECE, UNFPA, UNDP dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare në Kosovë, të cilat dhanë kontribut të çmuar duke mbështetur projektin e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) si nga ana profesionale, teknike dhe financiare”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së, regjistrimi i popullsisë, si një nga projektet më madhore dhe më komplekse të një vendi në kohë paqeje, përkundër sfidave dhe kompleksitetit që ka pasur, u realizua me shumë sukses, e i cili u arrit falë bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e tjera vendore e ndërkombëtare.

“Realizimi i Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) është një dëshmi se institucionet tona mund të arrijnë të realizojnë projekte në nivel kombëtar e ndërkombëtar”, thuhet në fund të njoftimit të ASK-së.

Tags: albin kurtiASKUNFPA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku kritikon Qeverinë: Masat nuk po funksionojnë, nga kriza e naftës po përfitojnë vetëm bizneset

Abdixhiku kritikon Qeverinë: Masat nuk po funksionojnë, nga kriza e naftës po përfitojnë vetëm bizneset

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në Premier League

Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në Premier League

Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City

Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City

Pas Gravinas dhe Buffonit edhe Gattuso jep dorëheqjen nga kombëtarja

Pas Gravinas dhe Buffonit edhe Gattuso jep dorëheqjen nga kombëtarja

Pritet kalimi te Real Madridi, Chelsea e suspendon nga skuadra Enzo Fernandezin

Pritet kalimi te Real Madridi, Chelsea e suspendon nga skuadra Enzo Fernandezin

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën