TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​ASK-ja e gatshme për regjistrimin e popullsisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​ASK-ja e gatshme për regjistrimin e popullsisë

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka thënë se janë të gatshëm për regjistrimin e popullsisë, që do të fillojë më 5 prill.

Në një konferencë për medie të premten, me rastin e hapjes së fushatës për komunikim dhe sensibilizim për regjistrimin e popullsisë, ai ka thënë se ky proces do të realizohet në tërë territorin e Kosovës dhe se objekt kryesor i regjistrimit janë popullsia, ekonomitë familjare dhe banesat/shtëpitë.

“ASK-ja është e gatshme të fillojë me regjistrim të popullsisë. Deri te kjo gjendje sot ku jemi ka pasur shumë sfida. Procesi ka shumë faza dhe shumë sfida, por nuk do të thotë se ka mbaruar regjistrimi i popullsisë. Është faza kryesore, grumbullimi i të dhënave në teren … Pyetësori do të bëhet publik së shpejti për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, do të jetë online për me i pa pyetjet të gjithë qytetarët. Kanë qenë një fushatë intensive për me finalizuar pyetësorin. Kur themi intensive dhe masive pasi ka përfshirë të gjitha institucionet qendrore, lokale, OJQ, bizneset dhe organizatat ndërkombëtare”, është shprehur Kastrati.

Kastrati shtoi se regjistrimi do të bëhet përmes tabletëve, ku mes tjerash do të regjistrohet edhe diaspora, përmes të afërmeve të tyre ose aplikacioneve online.

Sipas tij, ASK-ja përmes këtij regjistrimi do të bëj edhe me raporte për strukturën e popullsisë, moshën, gjendjen civile dhe punësimin.

“Gjatë regjistrimit janë tri objekte thelbësore që do të listohen. E para është popullsia, secili individë, qytetarë i Republikës së Kosovës, po edhe ata që janë në Kosovë, të cilët jetojnë në Kosovë edhe që nuk e kanë nënshtetësinë do të regjistrohen, përveç ata që janë të specifikuar në ligj, ambasadat, KFOR-i dhe një pjesë e EULEX. Por jo përfaqësues të organizata ndërkombëtare apo shoqërisë civile. Pra, në regjistrim do të listohen individë, popullsia, ekonomitë familjare si janë të organizuara dhe të gjitha banesat, shtëpitë dhe objektet që janë fizike do të regjistrohen. Në formular do të jepen alternativa se për çka shfrytëzohen këto objekte”, ka deklaruar Kastrati.

Në anën tjetër, përfaqësuesi tjetër i ASK-së, Yll Shala, tha se edhe në aspektin teknik janë gati për regjistrimin e popullsisë, derisa tregoi sa regjistrues dhe mbikëqyrës janë angazhuar për të finalizuar këtë proces.

“Gjithsej i kemi të angazhuar 891 mbikëqyrës, prej tyre janë 677 aktiv dhe një pjesë e kemi planifikuar me qenë rezervë në këtë proces. Sa i përket mbikëqyrëseve e kemi bërë përzgjedhjen e listës preliminare, ndërkaq atë finale do të publikojmë në ditët në vazhdim. Sa i përket regjistrueseve po ashtu kemi një numër prej 3536 regjistruesve të përfshirë në këtë proces. Prej tyre aktiv i kemi 2697, ku janë përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.

Regjistrimi i popullsisë është shtyrë disa herë përgjatë viteve të fundit në Kosovë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mungesat e nxënësve dyfishohen ndër vite, Salihaj: Institucionet duhet të marrin masa

​Mungesat e nxënësve dyfishohen ndër vite, Salihaj: Institucionet duhet të marrin masa

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëveshjeje në trafik

Dhoma e Tregtisë i drejtohet Osmani për çështjen e liberalizimit të tregut energjetik

Orët e fundit para afatit, ende pa zgjidhje për presidentin

Ora dore, unazë e para të gatshme – hajnat vodhën në një shtëpi në Prishtinë

Vidhen stoli ari dhe para të gatshme në një shtëpi në Gjakovë

​Mungesat e nxënësve dyfishohen ndër vite, Salihaj: Institucionet duhet të marrin masa

​Mungesat e nxënësve dyfishohen ndër vite, Salihaj: Institucionet duhet të marrin masa

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëveshjeje në trafik

Dhoma e Tregtisë i drejtohet Osmani për çështjen e liberalizimit të tregut energjetik

Orët e fundit para afatit, ende pa zgjidhje për presidentin

Ora dore, unazë e para të gatshme – hajnat vodhën në një shtëpi në Prishtinë

Vidhen stoli ari dhe para të gatshme në një shtëpi në Gjakovë

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes në QKUK personi që ishte vetaksidentuar më 17 shkurt në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone të vendit

TikTok refuzon të prezantojë enkriptimin e mesazheve për shkak të “sigurisë së përdoruesit”

TikTok refuzon të prezantojë enkriptimin e mesazheve për shkak të “sigurisë së përdoruesit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën