TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ashensori bie nga kati i 6-të në përdhesë – pesë të rinj të bllokuar, dy të lënduar në Fushë Kosovë

Mbrëmjen e së shtunës, pesë persona mbetën të bllokuar në një ashensor në një ndertesë në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Ashensori kishte rënë nga kati i gjashtë në përdhesë dhe dy persona mbeten të lënduar. Gjendja e tyre momentale është e mirë.

nga tëvë1
4 orë më parë
1 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Funksionin po e kryen mirë.

Por ky lift në një ndërtesë në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë nuk punoi  si duhet mesnatën e së shtunës.

Kjo pasi që pesë të rinj mbetën të bllokuar pikërisht në këtë ashensor.

Pasi hypën në të dhe dhanë komandën për në katin e gjashtë, lifti ra papritur në përdhesë.

Brenda ndodheshin katër djem dhe një vajzë, të moshës 17 deri në 22 vjeç.

Dy prej tyre u lënduan.

Për Tëvë1, mbrapa kamerave, se si ndodhi ngjarja e tregoi një familjar.

“Kur kanë arritur te kati 6, u është hapur dera veç në gjysmë dhe është mbyllur menjëherë, kështu që fëmijët s’kanë pasur mundësi me dalë nga lifti dhe lifti ka filluar me hecë poshtë, po falë Zotit deri në katin e 4-t është zvogëluar shpejtësia, edhe fëmijët, si e kanë pa që lifti s’po ndalet, janë ulur të gjithë këmbëkryq dhe janë përqafuar mes veti me britma e trauma. Të gjithë i kanë mbyllur sytë dhe s’e kanë besuar që po kanë shpëtim. Dy djem janë lënduar më shumë: njëri në qafë, tjetri në këmbë. Kurse dy djemtë tjerë dhe vajza kanë filluar dhimbjet e trupit që dje”, kanë thënë familjarët.

Tutje, shtoi se gjendja e tyre momentale është e mirë, por sipas saj, ata kanë përjetuar trauma dhe që nga ajo ditë as gjumin nuk po e bejnë siç duhet.

Krejt ngjarjen e pa nga afër edhe banori i ndërtesës, Habib Mekolli.

Mekolli tregon edhe shkakun që  sipas tij, kanë dhënë autoritetet për krejt këtë ndodhi.

“Erdhën shërbimet e Ndihmës së Shpejtë nga Fushë Kosova, erdhi policia, më vonë erdhen edhe hetues policorë me një ekspert gjyqësor për ta parë vendin e ngjarjes. Ndërkohë, erdhi edhe mirëmbajtësi i ashensorit dhe i këtyre shërbimeve të banesës. Fatkeqësisht është vërtetuar që kontrolli vjetor i ashensoit mungon”, ka thënë qytetari Mekolli.

Se gjendja e liftit nuk është e mirë, e thotë edhe  banori tjetër, Bajram Orlloti.

“Që një vit jom, me fëmijë, me krejt. Gjendja e liftit është katastrof edhe pastertia është katastrof……I merr në qaf 8 katë janë afër 500 banor. E me i mbyt me sy në ballë, katastrof. 10euro i merr në muaj”, është shprehur një banorë.

Tëvë1 për këtë çështje ka tentuar të flasë edhe me kompaninë që e mirëmbajnë ashensorin.

Ata thanë që krejt çfarë kanë pasur të deklarohen e kanë bërë para autoriteteve.

Po ashtu është kontaktuar edhe kompania që ka ndërtuar banesën me ç’rast kanë thënë që përgjegjësia i takon kompanisë mirëmbajtëse të ashensorëve.

Ndërkohë që ekipi i Tëvë1 tentoi të marrë një qëndrim edhe nga Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të kronikës të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhaj: Kuvendi nuk u konstitua, por rruga për marrëveshje me Limajn s’është mbyllur

Rexhaj: Kuvendi nuk u konstitua, por rruga për marrëveshje me Limajn s’është mbyllur

VV i prerë ndaj Nismës – Rexhaj: Nuk bëhet shteti me pazare për poste

VV i prerë ndaj Nismës – Rexhaj: Nuk bëhet shteti me pazare për poste

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

“Info Nata”- 28.07.2025

“Info Nata”- 28.07.2025

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X