TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Asensio drejt kampionëve të Italisë, Cavani vetofrohet në La Liga

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Asensio drejt kampionëve të Italisë, Cavani vetofrohet në La Liga

Marco Asensio ende nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Mesfushori ka edhe një vit kontratë me spanjollët e Real Madridit dhe për shërbimet e tij interesohen disa klube, duke nisur nga Arsenali, Liverpooli dhe Milani. Vetë futbollisti e ka të qartë se duhet të bëjë një zgjedhje të matur dhe sipas “Sport” ai për momentin favorizon një kalim te kampionët e Italisë. E gjitha llogari, pasi Asensio mendon se te kuqezinjtë do të kishte më shumë mundësi për të luajtur dhe për të qenë protagonist në fushën e lojës.

Momenti për një aventurë të re. Takumi Minamino nuk ka mundur dot të tregojë vlerat e tij te Liverpooli, që në përbërjen e vet ka shumë yje në krahët e sulmit. Për japonezin zgjidhja më e mirë ishte largimi dhe tashmë është gjetur edhe marrëveshja. Liverpool ka rënë dakord për transferimin e Minamino në Ligue 1, te skuadra e Monaco. Francezët do të paguajnë për sulmuesin japonez shumën e 15 milionë eurove dhe kjo shifër mund të rritet edhe me 3 milionë të tjera në formën e bonuseve. Minamino për herë të parë kishte shkëlqyer në Austri me Red Bull Salzburg.

Edinson Cavani është larguar nga Manchester United si lojtar i lirë dhe tani kërkon të luajë në një nga ligat kryesore në Europë dhe të marrë minuta në prag të Kupës së Botës në Katar. Uruguaiani raportohet se është vetofruar te skuadra e Rayo Vallecano, ku luan edhe mbrojtësi i Shqipërisë Ivan Balliu. Cavani do të gjente aty një tjetër emër të njohur në sulm, kolumbianin Radamel Falcao. Spanjollët gjithsesi e kanë të vështirë ta afrojnë uruguaianin, pasi ai ka pretendimet e veta në aspektin financiar. Cavani kërkon 4 milionë euro në sezon, një shifër që për Rayo Vallecano konsiderohet e lartë.

Fiorentina po punon për të transferuar për sulmin serbin Luka Jovic. Takimet e këtyre ditëve me agjentin Fali Ramadani po shfrytëzohen maksimalisht, pasi është arritur marrëveshja për rinovimin me trajnerin Italiano dhe është kërkuar informacion për Nedim Bajramin. Tani po punohet intensivisht edhe për Jovic dhe Fiorentina ka kërkuar nga Real Madrid që të mbulojë 50 për qind të pagës së sulmuesit. Praktikisht spanjollët duhet të paguajnë 3 milionë euro, po aq sa klubi italian, që Jovic të kalojë për një sezon në huazim te skuadra vjollcë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Ballkani vazhon me përforcime

Ballkani vazhon me përforcime

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

“InfoNata” 05.02.2026

“InfoNata” 05.02.2026

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën